Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat, dikur një ndër sektorët më të lakmuar nga të rinjtë, sot po pësojnë tkurrje. U fuqizuan dhe u rritën shumë shpejt, por interesi për të punuar si operator telefonik është zbehur.

Suela Gega, nënë e dy fëmijëve pohon se e shohin me habi, kur tregon se këtë punë e ushtron prej 12 vitesh.

“Kam studiuar në “Fakultetin e Gjuhëve të Huaja” dhe që në fillimet e masterit, preferova të filloja dhe punë për të ndihmuar me shpenzimet e shkollës.

Call centeri ishte mundësia më e mirë në atë moment duke qenë se studioja për italisht dhe shërbimin e klientit e bëjmë në këtë gjuhë.

Kam pasur raste që kur më kanë pyetur se çfarë pune bëj dhe i jam përgjigjur që punoj në call center, nga pamja e fytyrës më është dukur sikur jam ndjerë pak e paragjykuar. Faktikisht nuk më bën përshtypje.

Në vitet që kam filluar punën, shumica e të rinjve punonin në call center.

Ishte shumë e kërkuar. Vitet e fundit jo. Duke qenë se në profesionet e tjera po ndryshon pagesa dhe po rritet, me kalimin e viteve duhet të bëjnë ndryshime dhe firmat private si kjo ku unë punoj, por nuk kanë pësuar ndryshime, as në rrogë, as në ndryshime të brendshme.

Nëse në 2010-2011 kur unë studioja dukej një punë me të ardhura të mira dhe të ndihmonte për jetesën në Tiranë dhe për të përballuar shkollën, sot duke qenë se nuk ka ndryshuar rroga, nuk është më një e ardhur shumë e mirë të them të drejtën.

Më ndihmon për sa i përket orareve, familjes, gjërave që dua të bëj për veten time”, tregon ajo për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Ka gjetur një alternativë të re që i jep mundësinë të fitojë disa të ardhura ekstra përpos punës si operatore telefonike. Ky është viti i 8-të që merret me string art. Ka gjetur një ekuilubër të shëndetshëm punë-jetë dhe ndihet e përmbushur pasi mund të japë kontributin e saj financiar në familje. Kujdeset për nevojat e fëmijëve dhe nga ana tjetër ka kohë për veten.

“Këto punime janë art më vete, si dhe nga vet emri. Janë punim dore dhe duan pak ditë të realizohen, mund të më shkojnë deri në 7 ditë maksimumi.

Kohët e fundit, emrat e bebeve bashkë me të dhënat e tyre të lindjes janë punimet më të kërkuara. Janë bërë antistres për mua. Pas punës së call centerit , bëj një punim, në mënyrë që të qetësohem.

Ky është një punim që çdokush nga ne mund ta mbajë gjithë jetën, kështu që ia vlen investimi në një dhuratë të rëndësishme që do të bësh.

Mendoj që në Shqipëri, nuk vlerësohen aq sa duhet punimet e dorës. Nuk është një stampim. Të merr kohë, mund, por mbi të gjitha ne investojmë dashuri dhe veten tonë në këto punime. E bukura është që me disa thumba dhe me fije peri, ne mund të realizojmë një vepër arti”, shprehet Suela për emisionin “Një nga ne”.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime

Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime