Camaj dhe Koliqi agjentë? Akademia e Shkencave i përgjigjet Auron Tares me fjalët e Kadaresë: Më të mirët e kombit

Pas kërkesës së studiuesve të letërsisë shqipe për Akademinë e Shkencave, që të dilte me një reagim zyrtar për shkrimin e Auron Tares në “Pejzashe të Fjalës”, ku shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi cilësohen si pjesë të agjenturave të huaja, ky institucion ka reaguar zyrtarisht, ku ndër të tjera shkruan se:

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare. Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qëndrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qëndrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike”.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur edhe zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare për Martin Camajn:

Është një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • koli: 10/07/2020 18:19

    Duke qene se keta dy shkrimtare te medhej ishin anti komuniste, nuk shoh ndonje gje te keqe pse ishin agjente te CIA-as apo UDB,te dyja keteo organizma deshen te largonin enderrin nga pushteti; Keshtu qe keta kane (ndoshta ) punuar me keto oerganizma per te çliruar popullin nga diktttura dhe ketu perveç se me i rrespektuar nuk ka tjeter!(jemi ngopur mr propagande anti popullore te diktatures, saqe te gjithe ata qe evderri i quante arlmiq te popullitr delet e besonin dhe e besojne edhe tani ; te shkretet)Enderri i quante te gjithe "armiq te popullit e te partise" ata qe i shikonte si et rrezikshem per kolltukun e tije, por nuk eshte e vetrte, sepse ata ishin armiq te diktatures jo te shqiptareve!Pra, te nderuar...

    Përgjigju
  • Te dy spiune: 10/07/2020 17:32

    Faktet qe ka sjelle Tare jane krejt te qarta. Camaj ka bashkepunuar me rradhe me Sigurimin, me UDB-ne, me Sherbimin Italian dhe ne fund me kunderzbulimin e SHBA-ve. Ndersa Koliqi me sherbimet Italiane dhe Gjermane (naziste dhe te RFGJ-se me pas) si edhe me kunderzbulimin e SHBA-ve edhe ai. Te dy ne mergate kane ngrene buke, literalisht, nga puna e tyre si spiune. Kaq per historine. Me rendesi per vleresimin e tyre si personazhe publike te historise shqiptare. Krejt tjeter teme krijimtaria letrare. Me ate Tare nuk eshte marre fare, madje e ka pohuar hapur se nuk e trajton pse nuk ka kompetence. Qe kane qene spiune te dy e verteton terthorazi edhe fakti se ata qe i mbrojne sot nrper medie nuk perballen fare me faktet qe sjell Tare, por ose e fyejne Taren ose i meshojne argumentit te ‘madheshtise se vepres’ a thua se kjo perjashton mundesine e spiunllekut!

    Përgjigju
  • Sefer Hajdini: 10/07/2020 00:14

    Pash zotin, edhe gjinushin duhet me e besu, edhe kadarene se keta i njofin gjithe sigurimsat se i kane pase shoke....

    Përgjigju
  • Sokol I: 09/07/2020 20:30

    Po duvet me pyet ,Taren (Tarukun) se sa spiuna ka pas ky me far e fis ,. Camaj eshte arratise 1946 .dhe ka rrespekt per te e gjith diaspora . Turp te Kesh .Taruk ti dhe ata qe te besojne ty . ..!

    Përgjigju
  • Illi: 09/07/2020 19:26

    Ku e patë pergjigjen ndaj Tares ju të Shqiptares?! Përgjigjia e Akademisë ishte për ate anë të medaljes, që Tare e përjashtonte që në fillim të shkrimit të tij, pasi nuk është specialist. Bile bile ndalej në një fare këtyre vetëm te Camaj.

    Përgjigju
  • Me mirë vonë,se sa kurrë: 09/07/2020 14:50

    Akademia te pranoje e Nderoje ne rradhet e saj edhe Te Mënçurin e Atdhetarin e Madh Niko Stillo..,dhe te fillojë së bashku te regjistroje e ruaje ne UNESCO Dialektet e te gjitha Trojeve Arbereshi(ne Itali,Greqi,Turqi,Bullgari,Ukrahinë) e ato te Malesoreve ne Mal te zi,Kosovë,Bosnjen ,Kroaci e Serbi..Te shkruaje e te botojë ne Historinë e Shqiperisë se re,te gjithve MithoLogjine Etrusko e Pellazge..që flet SHQIP.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi