LONDËR - Kryeministri britanik, David Cameron do t`u bëjë me dije homologëve të tij europianë, që duhet të merren masa parandaluese për një emigracion të mundshëm nga Shqipëria dhe Serbia, nëse këto vende do të bëhen pjesëtare të Bashkimit Europian.

Edhe pse mbrojtja është në rend të ditës në mbledhjen e Këshillit Europian të kësaj jave, mundësia e integrimit të Shqipërisë dhe Serbisë mendohet të diskutohet ditën e e nesërme.

Cameron pritet të thotë se "Britania e Madhe do të mbështesë vetëm rregullat e zgjerimit, bashkë me rregullat strikte të emigracionit, duke vënë limite për qarkullimin e lirë të punëtorëve, për të vendosur një kapak mbi numrin e emigrantëve që hyjnë në vendet e BE-së çdo vit". Pranimi i mundshëm i Serbisë dhe Shqipërisë, ka të ngjarë që të diskutohet sërish nesër.

Një burim i Downing Street tha se: "Cameron ka 24 orë apo më shumë komunikim me udhëheqësit evropianë dhe ai do të flasë për disa nga çështjet që ka në mendjen e tij dhe mbi prioritetet e tij".

Çështja nuk është në rendin e ditës, por do të diskutohet në detaje në sesionet formale të punës mbi vënine e pikave mbi të ardhmen e vendeve që duan të aderojnë në BE.

Kjo vjen pasi kryeministri Cameron mori masa për të kufizuar të drejtat e rumunëve dhe bullgarëve, që vijnë në Britaninë e Madhe nga janari, kur kontrollet kalimtare mbi imigrimin nga të dy vendet janë hequr.

Sipas Cameron duhet të kalojnë dhjetë vjet, që këto vende të mund të integrohen pas çeljes së negociatave, pasi kushtet e integrimit nuk janë ato të mëparshmet


Redaksia Online
(e.b./mag/shqiptarja.com)