/ATSH-AFP/ - Vendet e BE-së dhe SHBA-ja dhanë një mesazh shumë të qartë ndaj Rusisë mbi krizën ukrainase me rastin e G20-s në Brisbane, përshëndeti sot kryeministri britanik, David Cameron, në përfundim të një mbledhje shumë të tensionuar.
"Mendojë se ajo që ishte e mirë gjatë G20-s, është se iu transmetua nga vendet e BE-së dhe Amerikës, Rusisë, mbi mënyrën se si do të punojmë për krizën ukrainase në muajt në vijim dhe vitet në vijim", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.
"Ka patur një unitet të mirë mes vendeve të Evropës dhe SHBA-së. Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion dhe nëse Rusia vazhdon të destabilizojë Ukrainën, masa të tjera do të merren", vazhdoi Cameron.
Mbledhja e G20-s në Brisbane u shënua nga tensione të forta mes vendeve anglosaksone dhe Rusisë mbi rolin e Moskës në Ukrainë.
/Shqiptarja.com