Kryeministri britanik, David Cameron mbërriti sot në mëngjes në Kabul në një vizitë të papritur zyrtare, disa ditë pas betimit të Ashraf Ghanit në postin e presidentit të vendit, njoftuan burime të presidencës afgane dhe të ambasadës britanike, që shtuan se takimi me presidentin Ghani do të zhvillohet po sot.
Cameron është zyrtari i parë i lartë i komunitetit ndërkombëtar që viziton presidentin e ri të vendit të shkatërruar nga lufta.
Të hënën e kaluar, Hamid Karzai, presidenti i vetëm që drejtoi vendin që nga rënia e regjimit të talebanëve, i dorëzoi pushtetin Ashraf Ghanit në një ceremoni që u shoqërua me dy atentate kamikaze në kryeqytet nga rebelët islamikë.
ATSH
/Shqiptarja.com