David Cameron do të paraqesë sot para Parlamentit masa të reja destinuar luftës kundër islamizmit radikal, që do të lehtësojë konfiskimin e pasaportave të xhihadistëve britanik të nisur për të luftuar në Siri dhe në Irak.
Kryeministri do të paraqesë planet duke nisur nga ora 13:30 GMT gjatë seancës parlamentare, tre ditë pasi e cilësoi Shtetin Islamik si kërcënimin më të rëndë të njohur ndonjëherë në Britaninë e Madhe.
Londra rriti javën e kaluar nivelin e alarmit për sigurinë nga 'thelbësor" në "të rëndë" duke nënkuptuar se një sulm terrorist ishte shumë i mundshëm.
Disa orë më vonë, David Cameron njoftoi se do të paraqiste që prej ditës së sotme para Parlamentit projektligje të reja veçanërisht për lehtësimin e konfiskimit të pasaportave.
Shtypi ka spekuluar për mundësinë e masave të tjera si një ndalim në territor për xhihadistët, një bashkëpunim me vendet si Gjermania dhe Turqia për të bllokuar rikthimin e tyre dhe një akses më të mirë për të dhënat e pasagjerëve të kompanive ajrore./ATSH/
/Shqiptarja.com