Çamët përkujtojnë 29-vjetorin e shoqatës, Idrizi: Të zbatohet rezoluta! Kemi shumë plagë të hapura me Greqinë (VIDEO)

TIRANE-Shoqata Çamëria ka përkujtuar 29-vjetorin e krijimit të saj, ndërsa kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e vuri theksin tek përpjekja që sipas tij çështja çame të njihej nga Greqia dhe si qeveria shqiptare është përpjekur të mos i japë rëndësi, genocidit ndaj komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë.

“Kur ne i kërkojmë palës Shqiptare zbatimin e Rezolutës për Çamërinë, na përgjigjet Qeveria Greke dhe idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë se Çamëria është e barazvlefshme me termin Vorio-Epir. Kur ne kërkojmë të ngrihet në Çamëri, një varrezë njerëzore e një përmendore kujtesë për mijëra pleq, gra e fëmijë të masakruar si në filmat horror, se ata u masakruan jo në luftë me armë në dorë po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë, këta na përgjigjen me ngritjen e Varrezave të ushtarëve Grekë, që erdhën e u sollën si pushtues në Shqipëri, e që Grekët sot refuzojnë ti marrin në shtëpitë e tyre, por pranojnë t’i ngulin si kunja e pyka në kufijtë e Vorio-Epirit.

Kurse Greqia ngre në disa qytete përmendoren e turpit për kriminelin Napolon Zerva. Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar dhe statusin e 1927-ës për hapjen e shkollave shqipe,  na përgjigjen me ligjin për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete. Kërkuam heqjen e diskriminimit dhe ndalimit të kalimit në kufi të të moshuarve Çamë që kanë lindur atje, na u përgjigjen me Marrëveshjen e Toponimeve me Greqinë. Marrëveshje që pikërisht këta të moshuar 78 vjeç e sipër, (se këtë moshë kanë sot ata të fundit që kanë lindur në Çamëri ), të hiqnin nga pasaportat Shqiptare vendlindjet e tyre, Filat, Margëlliç, Paramithi, Pargë, Volë, Igumenic etj, po ka turp me të madh...

Kërkuam 10 vjet me radhë heqjen e ligjit të Luftës me Greqinë, na përgjigjen Grekët pas 9 vitesh, që Po egziston, por Qeveria Shqiptare s’po e kërkon,  përkundrazi Rilindasi na kërkoi që të bëhemi lider në Ballkan, madje meqë Greqia nuk njeh as Çamërinë e as Kosovën, ta bëjmë partner Strategjik. Kërkuam mbylljen e marrëveshjeve me Greqinë për kufijtë tokësorë dhe detarë, kufij të përcaktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia sot e kësaj dite nuk e ka ratifikuar në Parlament. Na përgjigjet Greqia që me Shqipërinë do zgjerojmë hapësirën Detare nga 6-12 milje. Ne s’na tret koha, por rritemi e shumohemi, pas sfidash e kalvaresh pa fund për të çuar Amanetin në vend, e për të qenë krenar për emrin Çam” - u shpreh Shpëtim Idrizi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë