Ajo është nja nga supemodelet më të famshme dhe më të kërkuara të brezit të saj.
Edhe pse ka plot 43 vite Naomi Campbell është në formë të shkëlqyer fizike dhe e aftë për të konkurruar me modelet 20 vjeçare nëpër pasarelat e mëdha të modës.
Mediat e huaja kanë sjellë një rrëfim interesant dhe të veçantë mbi jetën e modeles Campbell.
Edhe pse ka kaluar probleme të shumta gjatë jetës së saj dhe profesionit si modele, edhe pse jo gjithmonë korrekte me njerëzit përreth Capmbell ka thënë:- “ Unë gjithmonë e kam ditur kur kam qenë e keqe. Por nuk pendohem për asgjë”.
Duket se nuk është e lehtë të largohet nga mendja e të tjerëve një pjesë e asaj që është bërë keq nga modelja.
Në vitin 1993 ajo u shkarkua nga agjencia e saj, “Elite”, pasi kishte abuzuar në mënyrë të përsëritur me stafin dhe klientët.
Pastaj, në vitin 2007, ajo u deklarua fajtore për sulm ndaj një asistenti personal me një telefon celular dhe u dënua.
Cdo ditë ajo do të arrinte në agjensinë e pastrimit të Nju Jorkut me një palë rroba për të pastruar rrugët.
Në vitin 1999 ajo u kurua në një qendër rehabilitimi për problemin e saj me kokainën dhe alkolin.
Në vitin 2008 ajo ka pasur një përleshje të vërtetë me kompaninë ajrore “British Airways” për bagazhin e saj të humbur.
Në vitin 2009 ajo dëshmoi në gjyqin ndaj ish presidentit të Liberisë, Charles Taylor për shkak të një dhurate me diamantë të dorëzuar në adresë të saj gjoja nga truproja e tij.
Më vonë Taylor u akuzua për 11 krime lufte dhe u dënua me 50 vite burg, ndërkohë që Campbell pranoi se kishte marë dhuratë një qese me gurë të çmuar dhe kishte si qëllim ti dhuronte ato për bamirësi.
Pavarësisht këtyre Campbell ka rritur të jetë një nga ikonat e modës më të preferuara në botë, një femër e dhënë as profesionit të modeles.
Ajo kurrë nuk ka mohuar atë që është dhe ka shprehur vazhdimisht që nuk i pëlqen ta bëjë këtë gjë.
“Une kurrë nuk kam mohuar ndonjë nga gjërat që kam bërë dhe i kam thënë miqve të mi, po unë e kam bërë këtë gjë”, ka deklaruar modelja.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com