Teksa vazhdojnë përgatitjet e fundit në Durrës përpara ndeshjes me Slloveninë, kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana ka dalë para medieve për të shprehur opinionin e tij në lidhje me dy ndeshjet, por së pari Slloveninë.
“Ndodhemi në një pozicion që nuk kemi qenë kurrë më parë, por akoma nuk kemi bërë historinë. Nuk dua të bëj premtime sepse nuk jam politikan. Me Slloveninë është një ndeshje e vështirë që i ka të tre rezultatet brenda dhe për këtë arsye kemi shpresa, por qëndrojmë edhe me këmbë në tokë. Duhet të japim dyfishin nga vetja, nuk nisemi favoritë, pasi luajmë në fushën kundërshtare.
Grupi është në gjendje të mirë dhe shpresojmë të gjithë që të marrim më të mirën e mundshme” deklaron Lorik Cana. Për ndeshjen ka folur edhe Ansi Agolli duke thënë se nuk do të shkojmë për shëtitje në Lubjanë dhe se i trembet eksperiencës së trajnerit kundërshtar.
“Ata janë favoritë edhe se ne i kemi mundur në ndeshjen e parë të luajtur në Tiranë. Sllovenia ka lojtarë shumë të mirë si edhe një trajner me shumë eksperiencë, ne do të mundohemi të mos pësojmë gol, por edhe të kundërpërgjigjemi sepse nuk po shkojmë për shëtitje” përfundoi ai.
/Shqiptarja.com