Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka festuar sot 35-vjetorin e lindjes së tij. këtë ditë të veçantë, Loriku ka vendosur ta festojë me familjen etij në një ambient vërtet të këndshëm. Pak çaste më parë, ka qenë Ilir Meta ai i cili e ka uruar përzemërsisht ish-kapitenin e kombëtares shqiptare.
Sigurisht që nuk mund të mungonin edhe fjalët e ëmbla të së tij Monica, e cila na ka surprizuar vërtet pasi ka shkruar në shqip.

(Foto e publikuar nga Monica)
“Urime! Happy Birthday! Auguri jeta ime,”- shkruan Monica teksa ka postuar fotot familjare nga vendi ku ndodhen. monica dhe Lorik janë të martuar prej katër vitesh tashmë dhe janë prindër të një djali 2-vjeç, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Bojken. Dyshja u njohën në një restorant në verën e vitit 2011.
/Shqiptarja.comKomente

