Cana në videoklipin e këngës
dedikuar luftës dhe Gjakovës

Cana në videoklipin e këngës <br />dedikuar luftës dhe Gjakovës
Këngëtari dhe aktori Kushtrim Hoxha, ka realizuar një këngë për djemtë dhe vajzat nga Gjakova që luftuan në luftën çlirimtare 1998-1999. Sipas burimeve të shqiptarja.com, videoklipi do të ketë për temë luftën dhe sakrificën e qytetarëve të Gjakovës që u rreshtuan në rradhët e UÇK-së dhe protagonist kryesor ka Lorik Canën, futbollistin e kombëtares sonë që ka lindur në Gjakovë. 

T’i them heshtjes tënde mjaft” është titulli këngës së Kushtrim Hoxhës.
 
“Është një këngë poetike që nuk i dedikohet asnjë personi, më tepër e përgjithshme e që i dedikohet Gjakovës”, ka shpjeguar ai për Kohën Ditore. 

Sipas Hoxhës, Gjakova është lënë pas dore për më shumë se një dekadë. “Mendoj se që prej 13 viteve njerëzit e shteti po e neglizhojnë këtë qytet. Ky qytet i heshtur dikur ka qenë më shumë i hareshëm. Ky qytet ka nevojë m’u ringjallë, ka nevojë për pozitivitet dhe ka nevojë për artistët e sportistët e tij, për të ardhur dhe për të dhënë një kontribut sado të vogël për të, pavarësisht ku janë e ku jetojnë”, ka shtuar Kushtrimi.

Në videoklip që shtë xhiruar të dielën në Gjakovë në “Qarshinë e Vjetër”, përkrah ushtarëve do të jenë edhe tifozët Kuqezinjët e Jakovës, të prirë nga futbollisti i kombëtares Lorik Cana të veshur me ngjyrat kombëtare, heronjë kombëtar nga Skënderbeu, Çerçiz Topulli e deri te heronjtë e fundit të luftës së UÇK-së. 

Tifozët "Kuqezinjtë e Jakovës" perdorin parullën "djemtë e asfaltit" dedikuar djemve të Gjakovës, disa prej tyre ranë dëshmorë.

“Unë jam nga ky qytet, kam lindur këtu dhe jam krenar që jam nga ky qytet, dhe kam dëshirë që sadopak të jap një kontribut të vogël, sepse po të mos ishin njerëzit e këtij qyteti dhe ata që kanë dhënë jetën për këtë qytet, unë nuk do të isha sot këtu”, ka shpjeguar Hoxha rëndesinë e kësaj kënge dhe mesazhin që përçon ajo. 

Qyteti i Gjakovës kishte brigadën e UÇK-së në kuadër të Zonës Operative të Dukagjinit me emrin "Brigada "137 Gjakova",  ku ishin njësitë e para që u futën në ndihmë popullatës që vritej, duke zhvilluar luftë të ashpër edhe brenda në qytet.

/rg/shqiptarja.com/


  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)