ITALI - Lorik Cana do të jetë në fushë përballë Sllovenisë në ndeshjen eliminatore për kampionatin Botëror të Brazilit që do të zhvillohet më 6 shtator në Lubjanë. Lajmi është konfirmuar nga vetë kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit duke qetësuar stafin teknik të Shqipërisë, por edhe atë të Lacios pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen e serisë A përballë ekipit të Udineses ditën e diel.
Cana është qetësuar plotësisht pas ekzaminimeve të specializuara në klinikën Paidea, që vërtetuan se 30-vjecari nuk ka tërheqje muskulore, por thjesht një kontraktim. Cana u shpreh për mediat italiane se ka pësuar vetëm një kontraktim të fortë, por do të tentojë të jetë në dispozicion në transfertë me Juventusin këtë fundjavë. Të dielën në mbrëmje, Cana luajti vetëm 45 minuta në sfidën hapëse të Serisë A me Udinesen, pasi u detyrua të qëndronte në dhomat e zhveshjes për shkak të dhimbjeve në pulpë, por pas kryerjes së rezonancën magnetike, rezultoi se bëhet fjalë vetëm për një kotraktim që mund të shërohet brenda javës.
Cana është një futbollit kryesor për skemat e De Biasit në ekipin kombëtar pasi luan jo vetëm në cdo pozicion në mbrojtje duke ofruar shumë më tepër garanci se cdo kush tjetër, por edhe në mesfushë shtyn ekipin përpara drejt sulmit me energji të pashtershme. Mungesa e tij me Slloveninë, e cila është vendimtare për Botërorin do të ishte fatale për kuqezinjtë, por fatmirësisht lideri do të jetë në fushë.
/Shqiptarja.com