Kapiteni i kombëtares Lorik Cana këtë verë ndryshoi ekip duke u larguar nga Lazio për tu bashkuar me Nantë në Francë. Pati shumë habi pasi në Francë Loriku ka një skuadër dashuri të vjetër që është Olimpiku i Marsejës.
Por pse Lorik Cana pas 6 vitesh nuk u rikthyer tek Marseja por shkoi tek Nantë? Përgjigjen e jep “La Provence”. Sipas gazetës ai që ka refuzuar një rikthim të gjakovarit në “Velodromë” ka qenë ish-trajneri i skuadrës franceze Marcelo Bielsa. Argjentinasi ka venë veton në lidhje me çështjen Cana.

(Lorik Cana gjatë kohës kur luante për Marsejën)
Por si qëndron e gjithë historia?
Kur Cana është pyetur për një gjë të tillë ka dhënë këtë shpjegim:’Me Marsejën kam kontaktuar vetëm në orët e fundit të merkatos në kohën kur I kisha dhënë fjalën Nantës”. Në fakt këtë version e ka konfirmuar për mediet franceze është një prej përfaqësuesve të Lorikut, Edvin Murati ish-futbollist i kombëtares.
Por e vërteta qëndron ndryshe dhe e gjithë prapaskena është kjo. Lorik Cana iu ofrua Olimpikut të Marsejës që në qershor kur pati një takim mes Agim Canës, Edvin Muratit dhe Vincent Labrune President i Marsejës. Në këtë takim u diskutua rreth mundësisë së rikthimit të Canës.

( Marcelo Bielsa)
Në atë kohë ishte edhe një person shumë i rëndësishëm për skuadrën, trajneri Marcelo Bielsa, i cili refuzoi rikthimin e Canës. Trajnerit të asaj kohe të Marsejës iu bë e ditur si ide afrimi i Lorik Canës dhe ai sapo e dëgjoi refuzoi menjëherë në mënyrë kategorike pasi Loriku nuk ishte lojtari që ai kërkonte për më shumë edhe në moshën 32-vjeçare.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com