Cancelo përshëndet tifozët, luajti
ndeshjen e fundit me Valencian

Cancelo përshëndet tifozët, luajti<br />ndeshjen e fundit me Valencian
Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo zhvilloi ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me skuadrën spanjolle të Valencias, ku edhe përshëndeti tifozët para largimit të tij drejt Italisë.

Në bazë të një marrëveshjeje shkëmbimi, mbrojtësi anësor do të veshi shumë shpejtë fanellën e skuadrës italiane të Interit.

Sipas marrëveshjes, shumë shpejtë pritet që në skudrën spanjolle të mbërrijë lojtari francez i Interit, Kondogabia.

23- vjeçari i është dhënë në formë huazimi  Interit, i cili ka të drejtën e blerjes së lojtarit në fund të vitit.

Gjithashtu nga skuadra italiane drejt Valencia ka lëvizur edhe mbrojtësi Jeison Murillo, largimi i të cilit i ka hapur rrugën afrimit të mbrojtësit të Manchester City-it, Mangala.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe