Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre persona të cilët thyen postbllokun e policisë në zonën e "Don Boskos", ndërsa më pas gjatë kontrolleve iu gjet 435.2 gr kokainë.
Të arrestuarit nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar, ndërsa këta të fundit qëlluan në ajër dhe në drejtim të gomave të automjetit.
Gjykata ka lënë në burg Ardit Muratin, ndërsa ka dhënë detyrim paraqitje për babain e tij, Shehat Murati. Burg në mungesë gjykata ka dhënë për djalin tjetër, Arbër Murati i cili ndodhet në kërkim.
Policia gjeti në banesën e Shehat Muratit rreth 50 gr lëndë narkotike e llojit kokainë, krahas 385 gr që u gjet në automjetin ku u arrestuan Ardit Murati dhe Bledi Peci.
Në burg është lënë edhe i plagosuri Blendi Peci, i cili drejtonte në automjetin që injoroi blutë dhe për pasojë ka marrë disa lëndime në trup për shkak të humbjes së kontrollit të makinës.
Përpara togave të zeza, Shehat dhe Ardit Murati janë shprehur se nuk kishin dijeni për kokainën që u gjet në banesën e tyre. Ata kanë akuzuar djalin tjetër, Arbër Murati si posedues të drogës.

(Ardit Murati sot para gjykatës)

(Ardit Murati sot para gjykatës)

(Arbër Murati, burg në mungesë)
Bledar Peci, 27-vjeç, dhe Ardit Murati u arrestuan nga policia të martën, gjatë një operacioni antidrogë të koduar "Përpjekja e fundit" në zonën e "Don Boskos", pasi automjeti të cilin ata drejtonin theu postbllokun.
Policia bëri të ditur se kishte të dhëna që Bledar Peci, Ardit Murati dhe Arbër Murati lëviznin të armatosur me një automjet në Tiranë.
Blutë qëlluan me armë në ajër dhe në drejtim të gomave të makinës, ndërsa mbeti i lënduar Bledar Peci për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit. Policia i ka bërë shenjë automjetit të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të policisë.
Drejtuesi i mjetit ka lëvizur me shpejtësi duke bërë disa manovra të cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur një automjet të ndërhyrjes.
Në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, policia i ka paralajmëruar duke qëlluar në ajër, më pas në drejtim të gomave te automjetit.
Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit pas shpimit të gomave nga policia pas tentativës për t’u larguar, Bledar Peci mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Pas ndalimit Bledar Pecit iu gjet dhe sekuestrua në makinë 385 gram kokainë, ndërsa një tjetër sasi kokaine është gjetur në banesën e të shpallurit në kërkim Arbër Murati gjeti 50.2 gram kokainë.
Të arrestuarit:
Blendi Peca - 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ardit Murati - 24 vjeç
Shehat Murati - 50 vjeç
Në kërkim:
Ardit Murati - 22 vjeç, banues në Tiranë, i biri i Shehatit.
U sekuestruan
- 435.2 gramë kokainë.
- 1210 euro dhe 18 000 lekë të reja.
- mjeti tip " Citroen".
- peshore elektronike.
- dorezë metalike.
/Shqiptarja.com

VIDEO