Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh sot në analizën e punës 12-mujore të Drejtorisë së Doganave se, "arkëtimi i 18,9 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar dhe se pjesa më e madhe e të ardhurave janë nga akciza, nuk është lajm i ri, lajmi sipas tij është që qeveria po realizon objektivat sipas premtimeve".

Ai theksoi se pas 5 vitesh është hera e parë që ka një rishikim buxheti me rritje. "Qeveria nuk ka lajm. Nuk jep lajme në publik, por realizon dhe tejkalon objektivat sipas objektivave. Uroj mos kemi lajm edhe në të ardhmen, por qeveria të dalë para publikut, i cili nga muaj në muaj kërkon si u realizuan të ardhurat. Gëzoj dhe uroj që kështu t'i kemi lajmet. Pavarësisht se media kërkon lajm të bujshëm".

Shqipëria nuk ka ndonjë rritje galoponte. Dua të sqaroj një keqkuptim, opozita morri taksën mbi vlerën e shtuar. Këto trende flasin për një fakt domethënës që ekonomia po rritet në sajw të biznesit dhe që administrimi në tatime e dogana për artikullin e TVSH-së është çështje mirëadministrimi. Unë kam guxuar ta artikuloj dhe guxoj që këto janë para që shkonin në xhepin familjarëve ose bizneseve pranë qeveritarëve", u shpreh ministri Cani. Ai  theksoi se biznesi është motori i ekonomisë. "Biznesi të bëhet edhe më agresiv në vërejtje", u shpreh Cani.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Zv.kryeministri Niko Peleshi, i cili e ka cilësuar një lajm të mirë për biznesin rritjen e të ardhurave nga doganat. Ai theksoi se marrëveshja me FMN-në do të jetë shpëtim për financat. Peleshi kërkoi që biznesi të bëjë presion për t'u korrigjuar. Me tej ai vlerësoi edhe reformën për thjeshtimin procedurave doganore.

"Thjeshtimi i procedurave eshte mënyra më e mirë për të shmangur korrupsionin në dogana. Jemi të gjithë shqiptarë, kemi marrë të gjithë të njëjtin ajër, kulturë dhe mentalitet, kemi të njëjtat vlera kulturore, ndryshmin e përbën sistemi. Nëse do ndryshojmë sistemin do vendosim sundimin e ligjit. Përshëndes punën e filluar për Kodin e ri Doganor dhe thjeshtimin e procedurave dhe dixhitalizimin e punës në dogana. Sfida e vërtetë fillon në 2015, kur nuk duhet të krahasohemi me qeverinë e kaluar, por me vetveten", u shpreh Peleshi. 

ATSH