Cani: Brenda 6-muajve, gati
propozimet për paketën fiskale

Cani: Brenda 6-muajve, gati<br />propozimet për paketën fiskale
TIRANE- Midis Qeverisë dhe biznesit bashkëpunimi duhet të jetë i dyanshëm. Kjo ishte kryefjala e takimit të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, në Forumin e CEO-ve, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Gjatë këtij takimi, kreu i Financave diskutoi me të pranishmit për çështjet e shkyerjeve të detyrimeve të prapambetura dhe rimbursimin e TVSH-së. Ndër të tjera, ai i ftoi bizneset të paraqesin propozimet e tyre në lidhje me përmirësimin e paketës fiskale për vitin 2015.

Bashkëpunimi
Konkurrueshmëria dhe lufta ndaj evazionit fiskal është argumenti, që ministri Cani, ka parashtruar përpara biznesit për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellët. “Ne duam të ndryshojmë sjelljen ndaj jush, sikurse kuptohet, se po ndaj jush kemi pritshmëri të larta për pagesën e detyrimeve ndaj shtetit. Në një farë kuptimi i jemi borxh njëri-tjetrit. Të gjithë bashkërisht duhet të identifikojmë dhe të luftojmë evazionin fiskal. Ne, Qeveria sigurojmë të ardhura për buxhetin, kurse ju, biznesi, operoni në një treg më konkurrues dhe të barabartë përpara ligjit”, - deklaroi ministri Cani.
 
Fiskaliteti
Brenda 6-mujorit të parë, pritet të përpilohet drafti për rishikimet në paketën fiskale. Kjo pasi bizneset të kenë paraqitur propozimet dhe sugjerimet e tyre. “Ne nuk duam të krijojmë borxhe të reja. Afati i rimbursimit të TVSH është deri në 60 ditë. Më pas pagesa do të kryhet nga Thesari, praktikë e re kjo, dhe tepër transparente. Në lidhje me kuadrin ligjor, jemi angazhuar bashkë me ju (bizneset), që brenda 6-mujorit të parë të kemi matricën e plotësuar me propozimet, udhëzimet dhe rishikimet për veprimtaritë fiskale. Po punojmë për të përmirësuar shërbimin ndaj tatimpaguesit, forcimin e Avokatit të Tatimpaguesve si dhe një qasje të re të Drejtorisë së Apelit në DPT. Kemi ngritur një grup pune për të realizuar përmirësimet dhe reduktuar kostot e evidentuara në raportin e ‘Doing Bussines’”.

Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç