Cani: Buxheti rrit ekonominë
shqiptarët lehtësim nga çmimet

Cani: Buxheti rrit ekonominë<br />shqiptarët lehtësim nga çmimet
TIRANË - Buxheti i vitit 2014 nuk do të mbytë ekonominë shqiptare, por në të kundërt, do të stimulojë rritjen e qëndrueshme të saj.
 
Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tete a tete" në 'A1 Report" me gazetarin Ervin Koçi, ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpjegoi se si do të funksionojë paketa e re fiskale për vitin e ardhshëm, si dhe se sa do të lehtësohet biznesi nga taksat.
 
Sipas Canit, tymnaja që opozita po bën për rritjen e taksave, në të vërtetë është krejt e kundërta, pasi shqiptarët do të lehtësohet në çmimet e mallrave të konsumit.

Sipas Canit, rritja e çmimit të karburantit nuk do ndikojë në çmimin e bukës, pasi furrat e bukës do rimbursohen. Ai ka kujtuar se edhe mazhoranca e mëparshme ka rritur çmimet dhe s'ka dhënë shpjegime. "Gjithë kjo tymnajë bëhet vetëm për 100 lekë kosto në muaj për familjet. Kjo taksë po shkon në nivelet e rajonit", specifikoi Cani.
 
Ministri i Financave qartësoi edhe kredinë, që nga viti 2014 qeverisë shqiptare do t'i jepet nga Fondi Monetar dhe Banka Botërore, rreth 1 miliard euro në tre vjet. Nëse ekonomia ka nevojë FMN mund të japë më shumë, nëse ekonomia gjallërohet kjo shifër mund të jetë më pak. Për këtë kemi ramë dakord me FMN.

Javën që vjen në komisionet kuvendore do të dëgjohen edhe mendimet e grupeve të interesit, ku komuniteti i biznesit do të paraqesë amendimet në lidhje me paketën fiskale dhe buxhetin.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit