Ministri Cani ka shpjeguar projekt-buxhetin 2014, borxhin dhe Paketën Fiskale për vitin e ardhshëm. Cani ka bërë të ditur se ndihma e FMN do jetë 300 milionë dollarë në vit. Nga 900-1 miliard në 3 vite.
ME POSHTE INTERVISTA E PLOTE E MINISTRIT, SHKELQIM CANI
Për herë të parë pa u konsultuar me biznesin, grupet e interesit?
Për disa arsye. Nuk dua të përjashtoj atë kohë që kemi marrë sugjerime për paktetat fiskale. Nuk është se s’kemi marrë takime me biznesin. Por kanë qenë parabuxhetore. Nuk është një vit normal 2013, por jashtëzakonisht i vështirë për ekonominë shqiptare, vështirësi e cila herë-herë mendoj se nuk është perceptuar si duhet nga publiku, se vështirësitë e buxhetit vijnë e shtrihen në kohë. Shqiptarët e kanë kuptuar që është i vështirë, por dhe jo aq i vështirë. Ne 3 muaj kemi pasur diskutime me FMN dhe mbështetjen tek ata e kemi kërkuar, një mbështetje financiare, se buxheti do kërkonte një kredi nga FMN dhe kur merr një kredi, ajo ka kushte, ka negociata.
Jemi drejt mbylljes së negociatave me FMN?
Nesër kemi takimin përfundimtarpër këtë çështje dhe konferncën për shtyp. Potencialisht në të gjitha kemi rënë dakord. Paraja ka rëndësi, por më rëndësi ka mbështetja morale nga FMN. Ne vazhdimisht kemi thënë se borxhi është shumë më i lartë se ai i deklaruar. Kemi thënë edhe që borxhi është te 100% e GDP, por po e lëmë këtë. Kur deklaron se borxhi është i lartë është tregues themelor nëse një vend do ngjitet lart apo bjerë poshtë. Duke qenë se do binim në vlerësim, na duhej mbështetja e FMN për t’i treguar botës, se Shqipëria vërtet ka borxh më të lartë, por ka një program, ka masat e duhura që deri në 2018 borxhi do bjerë me 16%.
500 mln sipërmarrjes private?
Kemi folur për disa detyrime që qeveria, pushteti lokal i ka biznesit. Kemi folur për borxhet që qeveria i ka biznesit, por s’kemi folur për borxhet që KESH i ka hidrocentraleve, apo detyrime gjykatash qoftë ndërkombëtare, qoftë të vendit. Publiku u çudit për shifrën e Deloitte, 24,6 miliardë lekë. Kjo shifër ishte shumë pranë asaj shifre që deklaronim ne, FMN, por që s’e deklaronte opozita, se ajo ‘s’këndonte’ ndonjëherë për këto borxhe. Ky buxhet ka 350 milionë dollarë shlyerje borxhesh, veç të tjerash edhe 35 miliardë lekë borxhe të prapambetura.
Vetëm punë publike?
Një pjesë e punëve publike dhe shërbimeve të kryera nga qeveria, gati gjysma, dhe tjetra TVSH dhe fitimi i parapaguar. Ndërthurje e të dyjave. Vitet e tjera do ketë shlyerje të tjera, pasi nuk shlyen brenda vitit 2014.
Kur do shlyhen?
Varet nga performanca e këtij viti. Kemi bërë buxhet realist.
Sa do jetë ndihmanga FMN?
Nuk është e përcaktuar, se janë bashkë FMN dhe BB. Jemi në negociata të kushteve. Mendohet se do jetë 300 milionë dollarë në vit. Nga 900-1 miliard në 3 vite. Por do jetë me fleksibilitet. Të dyja palët do kenë fleksibilitet. Se kur ekonomia ecën mirë ulet borxhi.
Me çfarë kushtesh, me shtrëngim rripi?
Kur merrni një kredi, do shtrëngoni rripin. Por nuk jemi varianti grek. Ne iu afruam shumë më herët. Situatës. Ne nuk i vajtëm FMN-së, kur e gjetëm realitetin shumë të hidhur. FMN e kuptoi që e bëmë partner ju kur e dinim në çfarë bataku ishim. Krijuam marrëdhënie të ndershme. Nuk është variant grek, pasi ne nuk prekim pagat, por rrisim pak pensionet, jo me pompozitet. Japim ndihmë për shtresat në nevojë. Bëmë heqjen e tatimit për biznesin e vogël dhe ulim atë tatim fitim për biznesin e vogël nga 10 në 7,5%. Këto janë pjesë e kushteve. Negociata është e tillë, që paketa jonë fiskale të prodhojë të ardhura 18 miliardë lekë. Ky është kusht financiar. Ka dhe një kusht tjetër shumë të rëndësishëm, jo vetëm do shlyenim borxhet e shkuara, por qeveria ka bërë gjithë rregullimet teknike duke filluar nga janari biznesit nuk do t’i mbajmë më borxhe të vjetra. Në mënyrë automatike thesari bën rimbursimin e TVSH-së së bizneseve.
Personat me aftësi të kufizuar për 3 muajsh s’marrin pensionin?
Është buxhet realist, jo i fryrë siç ishte në 4-5 vitet e fundit. Ajo qeveri vendosi të mos ulë shpenzimet, edhe pse ka ulur goxha dhe mos të paguajë. Qeveria ndau mendjen, tha s’dua t’ua paguajë. Invalidët borxh 6 miliardë lekë nuk i futi fare në buxhet. Qeveria Berisha dy herë ka bërë të njëjtën gjë, në 1997 dhe ne iu përveshemi. Ne do i përvishemi 4 vite të mandatit të rregullojmë.
Perceptimi nuk është pozitiv as pas 100 ditëve që keni hyrë në zyrë?
Është vlerësim për vitin e kaluar. Vlerësimet nuk bëhen për këtë kohë, për ditën kur je, se s’ka të dhëna të konfirmuara. Shqiptarët duhet të bëhen gati për optimizimin, që do kapë ekonominë shqiptare. Vlerësimi që të bësh biznes në vitin e ardhshëm do jetë negative, se merr parasysh vitin 2013. Vitin tjetër do rritet borxhi.
Sa?
6,6% të deficitit, ose 74%.
Pse duhet të rritet borxhi kur ju rrisni taksat dhe kur pretendoni se ka pasur evazion në dogana e tatime?
Kjo është bisedë e gjatë me FMN. Të gjitha qeveritë kur vjen te premtimi një nga shtysat e FMN të rrisësh TVSH se është taksa më e lehtë për t’u mbledhur. Por rritje që shkon drejtpërdrejt te rritja e çmimeve të konsumit, gjë që ne nuk e dëshirojmë. Zotimi ynë është se do performojmë më mirë me administratën. FMN e di që performanca e tatimeve ka ritmin e vet, bën punën më të mire dhe efektet jepen pas një viti. Ata thonë: bëjini, na jepni rezultate që t’ju besojmë. Që këtë vit shpresojmë të marrim më shumë nga ajo që parashikonim. Që tani 33 milionë dollarë. Por ta rimarrësh veten punë e vështirë. Administrata, po ajo e korruptuara, është aty, se nuk i largojmë dot masivisht, edhe pse ka shumë të korruptuar. Teleshikuesit nuk do lënë rast pa më sharë, pse jam i butë, jo, do jem i rreptë, por duhen denoncime konkrete, se unë s’mund të paguaj edhe pagat e atyre që largohen pa mbështetje reale me dokumentacion. Duhen bërë kudo denoncime me dokumentacione, në faqen e Ministrisë së Financave apo dhe drejtpërdrejt tek unë. Kjo veç hapave të tjera që do marrim në këtë drejtim.
Berisha ju ka akuzuar se keni tentuar për evazion fiskal?
Çfarë është ligjore, ligji të vendoset për të gjithë një lloj. Është një çështje për të cilën jam munduar ti kthej një përgjigje PD, e Berishës, do apo sdo, ne do ti shkojmë deri në fund. Kjo është kërkimi i rasteve të korrupsionit, të përdorimit të postit etj, dhe nuk janë pak pasi ne kemi çuar 48 raste në prokurori. Berisha apo kushdo tjetër, mirë është të jetë në krahun tonë në këtë luftë. Kjo është një çështje në dorë të prokurorisë dhe nuk kam çtë them më. Sistemi është funksional por unë pres një audit të gjerë, pasi një javë para se të ndodhte kjo ngjarje e IT, ka nisur një kontroll, ku do të kontrollohen në mënyrë thelbësore biznesit VIP. Pas sinjaleve të para që morëm dhe rimbursimi fals i TVSH, na bëri ti çojmë në prokurori. Janë në vëmendjen tonë të vazhdueshme dhe është shqetësimi ynë kryesore.
Cilat janë në vitin 2014, projekti kryesor që parashikoni të financoni, apo do jetë një buxhet krize, mbijetejese, për të mbyllur vrimat?
Sikur jeni përqendruar tek investimet. Ne do të investojmë në disa projekte njëherësh. Ky buxhet ka 66 miliardë lekë investime, ose më shumë se viti 2012, që nuk ishte vit elektoral. Megjithatë, janë edhe 10 miliardë investime të pushtetit lokal, pra 76 miliardë. Veç kësaj ne do të shlyejmë edhe 35 miliardë para për biznesin që është investues. Të gjitha këto para mbi 1 miliardë lekë do të shkojnë për investime ose në mbështetje të biznesit. E kjo do i ketë efektet, në rritje ekonomike. Me FMN ramë dakord që ekonomia shqiptare të gjejë rrugë për tu rritur. Kur ekonomia rritet, ne do të mbledhim taksa.
Një pjesë e këtyre parave do të shlyhen kreditë e biznesit dhe duke u ulur numri i kredive të këqija, bankat do të japin kredi. Sido që ti japim, këto para do hyjnë në ekonomi. Ekonomia në Shqipëri është pjesë e një realiteti të mirë, pasi edhe në këto kushte japim më shumë. Këto investime janë të karakterit të ndryshëm. Ne do të mbyllim ato objekte të vjetra dhe pakënaqësia është që të ketë projekte të reja. Të lësh një rrugë të papërfunduar ajo degradon dhe ne e gjykuam që do humbasim nga reputacioni ynë, por ne duam ti mbyllim. Kaq shumë shirita janë prerë, pasi janë spekulluar dhe ne do të mbyllim këto projekte që ti hapim projektet e reja.
Ne do ta japim me koncension Rrugën e Kombit dhe ky është rasti idela për të çuajtur një rrugë të përfunduar, por janë disa pjesë të rrezikshme. Janë disa ura të papërfunduara dhe janë disa qindra milionë të palikujduara.
Jo çdo e keqe vjen për keq, por edhe për mirë. Kriza greke ka qenë një fat për ekonominë shqiptare, pasi të gjithë emigrantët i sollën paratë në Shqipëri dhe në bazë të statistikave të BSH, janë katër fishuar depozitat. Si mund të vihen në punë këto para që të mos ngelin të fjetura?
Do të desha që ato para të mos vinin, Greqia të mos binte në krizë dhe emigrantët shqiptarë të jetonin të lumtur e të sillnin remitancat në Shqipëri. Këto para kanë shkuar në bankë dhe janë bankat që i vënë në lëvizje. Nuk është e keqja e madhe Greqia dhe ne nuk po i përdorim këto paratë. Të kesh 22-24 % kreditë e parregullta kur standardi është 2 % dhe ne i kemi pasur i bën bankat konservatore. Kur 1 në katër kredi nuk kthehet, banka nuk jep kredi.
Shteti ka mundësi rregullimi ... ?
Një nga rrugët ishte dhënia e parave, pasi ne mund edhe të zgjidhnim këtë rrugë që nuk ua japim dhe flasim gjatë 2014. Ne jemi të ndershëm, por nga ana tjetër jemi të zgjuar. Pse? Sepse biznesi e rrit ekonominë, shumë pak prodhon qeveria, 80 % e prodhon biznesin. Duke i dhënë para biznesit, ai shlyen kredinë dhe banka jep kredi. Së dyti: Duke qenë se qeveria bën pjesën e vetë të investimeve, rreth 1 miliardë dollarë, e rrit ekonominë. Paratë e biznesit do të jepen në vend, sepse nëse një faturë është e rregullt thesari do e shlyejë menjëherë. Të gjitha këto para do të shtojnë dëshirën e biznesit për të punuar, si me qeverinë edhe me vetëveten. Baza e këtij zhvillimi do të jetë biznesi. Bankat janë një shitës. Mbledhin domatet tek fshatari, e fusin në dyqan, për ta shitur. Edhe banka mbledh para për të dhënë kredi. Ato janë të interesuar për të dhënë kredi dhe ato janë mbyllur në kyq, nga frika se 1 në 4 nuk e kthen kredinë.
Nëse unë depozitoj dhe BSH ul normat e interesit, nuk do kisha 10 lekë si në fillim të vitit por 9 lekë... ?
Po të ishte kaq e thjeshtë ulja e normës së interesit, nuk do kishim nevojë për Guvernator.
Në buxhetin që keni paraqitur në Kuvend, i gjithë zëri do të mbulojë investimet e nisura më parë. Të flasim pak për mbështetjen sociale, çfarë zëri zë kjo pjesë?
Ka disa politika që quhen të majta? Cfarë do bëhet me pagat, pensionet, shtresat në nevojë, me shtresat e ndryshme të popullsisë. E nisim nga pensionet. Në tërë daljet e mia publike kam thënë që ekonomia e vendit ishte lënë në një gjendje shumë të keqe dhe këto kushte sduhet të presin nga buxheti që të bëjë mrekullira por që të jetë realist. Ky buxhet hedh bazat e optimizmit për nga 2014 e më tej. Rritja ekonomike do të shkojë në 2.1. Pensionet do të rriten edhe në vitin 2014 dhe e them me dhimbje në një drejtim të caktuar dhe e them me dhimbje që sistemi i pensioneve në Shqipëri, vetëm që nuk është i deklaruar i dështuar, por është gati i dështuar, është gati i falimentuar. Një skemë që është në rrugë me shpejtësi të drejtpërdrejtë drejt falimentit nuk duhet ti vish në ndihmë. Duhet ta operosh njëherë e pastaj ti vish në ndihmë. Ilaçet do u hiqet TVSH 10 %, e do ulet çmimi i ilaçeve deri tek 15 %.
Me ndihmën e shtesa në nevojë që do u vijnë me subvencionin 10 % të energjisë, si dhe mielli, buka, veza, qumështi etj. Por pensionet do të rriten. Sa? Kjo është në varësi të inflacionit dhe besoj se do jetë tek 2 %.
Si mund të rritet pensionet kur kjo skemë është në falimentim...?
Kjo është një masë e thellë strukturore. Janë disa variante që kërkohet skema tek sigurimet shoqërore, por është shumë shpejt të dalë e të them. Nuk është vetëm një masë, por disa. Sistemi i pensioneve është bërë çorbë dhe duhet ta hapim me rradhë pa u mërzitur për ta formatuar ashtu siç duhet. Është shpejt të thuhet se, cila është më e mira për Shqipërinë. Ne kemi mendimet dhe idetë tona si qeveri por është një masë që pret dhe brenda 2014 do dalim në një qëndrim.
Është tjetër rritja e pagave dhe tjetër përfitimi.
Kam përshtypjen që po na merrni më shumë nga xhepi ...?
Në gjithë shoqërinë njerëzore, ka pasur balancime ose jo. Një shtresë përfitonte një humbiste. Por në shumicën dërmuese të përfitohet. PS gjatë gjithë fushatës e deklaroi dhe e ka mbajtur premtimin. 95 % e shqiptarëve do të përfitojë. Sot me këtë buxhet ne e bëjmë 97 % janë përfitues.
Deri në 30 mijë lekë përfitojnë. Por sa janë këta?
Ne kemi vënë një limit pagën 130 mijë lekë. Për këto paga kushdo që merr 130 mijë lekë e më pak do të jetë përfitues. Këta janë 97 % e pagëmarrësve. Nën 130 mijë lekë do të marrin më shumë.
Pse, si sepse nga 10 e bëtë 15?
Në mënyrë grafike, ky është grafiku, me 10 %. Kurse me taksën progresive fillon kështu dhe kur paga barazohet me 10 % e vjetër fillon e rritet. Pagat 30 mijë lekë e poshtë e ka zero. Qeveria Berisha e ka vënë zero në dy muajt e fundit, për efekte elektorale. Ne mund ta ndryshonin por se bëmë. Është shkelur një rregull pasi për çdo lek duhej paguar. Për pagat 35 mijë lekë paguhej 3500 lekë, menjëherë. Nëse do ishte 3001 lekë duhej të paguaje. Ky ishte sistemi i vjetër. Me sistemin e ri, individi nuk paguar 10 % por vetëm 4.3 %. Kur është 6 mijë lekë, paguar 6.5 %. Kush merr 3500 lekë sot, në fund të vitit 2014 do të marrë edhe një pagë 13. Dhe kjo është 97 përqind e rrogëtareve.
Ky taksimi mesatar i saj, është 4.3 %. Kam dëgjuar një diskutim, që ky 3 % do ti financojë. Ne po subvencionojmë 15 milionë dollarë dhe ne jemi bashkëfinancues. Tek kjo tabelë kemi, sa është taksa e sheshtë që do paguhet për pagat e ndryshme. Të gjithë këto do të marrin dhe jo do të japin. Atë që kemi premtuar e kemi realizuar. Kjo është shtesë page.
Në fakt ju hoqët pagën e 13?
Berisha ka një defekt sepse ngatërron veten me ne. Pagën e 13 e ka hequr vetë Berisha. Kjo e vitit të ri është tjetër çështje. Berisha atë të vitit të Ri e ka pasur sa e ka pasur dhe e ka vazhduar duke e ulur. Nëse nuk do paguanim ata do i jepnim këto shpërblime.
Pagat, 35-40-45 mijë jo të gjithëve ua jepni ju, jo të gjithë paguhen nga shteti. Nëse ju i merrni frymën biznesit po shkurtoni vende pune, po provokoni një krizë. Është një rritje e kostos së sipërmarrjes?
Ju kuptoj. Kur bëhet fjalë për buxhetin e një shteti, biznesi privat do e paguajë. Kur ju drejtohej juve, i drejtohem publikut. Kur bëhet fjalë për këtë, sigurisht për biznesin do paguajë. Sa më pak dhimbje dhe në mimimumet e veta. Unë po ju them se ku po i çojmë. 665 milionë dollarë po i çojmë në investime, që do i hapet punë biznesit. Do paguajmë biznesim dhe janë para që do përdoren në punë publike dhe do hapen vende pune. Nëse 10 miliardë do ja japim pushteti lokal, në investime do shkojnë. Asnjë komunë apo bashki nuk do të marrë më pak para se çka marrë në vitin elektoral, përfshi edhe bashkinë e Tiranës.
Do jepni më shumë se qeveria Berisha?
Po po më shumë, diçka tek 8 %. Ne po japim 1 miliardë para punë, në mënyrë që të gjejë vetëveten të punojë. Do i çojmë të policia me qëllim që askush të mos pipëtijë, por të bëjë punën e vetë. Në tërësinë e vet janë një tërësi masash që janë. Taksa e qarkullimit me 10 lekë, siç e bën Europa, për ambientin. Si të varfër që ne jemi, udhëtojmë shumë me makinë. Sikur në Tiranë të udhëtonim më shumë në këmbë do ishte më mirë. Këto janë masa që i ka marrë gjithë Europa, sepse ne duam të shkojnë në Europë. Kemi rritur taksën për duhanin, por sikur ta linin disa për shkak të çmimit të lartë do ishte më mirë.
Deri më tani biznesi duke qenë taksë e sheshtë, ishte i predispozuar për ta paguar. Nëse me taksën progresive ?
Debatet kanë qenë të tilla se tatim-fitimi 20 % nuk e prishte ekonominë. Por ne e gjykuam në këto nivele.
Por ne jemi të rrethuar nga vende që janë me taksë të sheshtë...?
Nuk ka qeveri që lumturohet pse rriti taksat. Por duhet të shërbejmë për qytetarin. Ne ju themi që shëndetësia duhet të bëhet me çmime më të ultëta, që çdo shqiptarë nga 40-65 vjeç do ta ketë falas. Individi i merr prap. Por edhe biznesi, i merr këto para. Në një farë mënyrë tu marrësh vetëm 60 milionë dollarë e tu japësh 1 milardë është mirë.
Për shërbime sociale duhet te ketët investime nga jashtë, po pse duhet të vijë në Shqipëri, e jo në Kosovë apo Mal të Zi?
Do ti lutesha çdo qytetari shqiptar, që ka parë pyetësor kombëtar, apo ndërkombëtar niveli ne taksës, sidomos në Shqipëri kur niveli i korrupsionit ishte 90 % të cilët kanë thënë se ka dhe 10 % thonë që jo, por këto janë ata që e marrin korrupsionit. janë 8 ligje për këtë çështje. Biznesi të shkojë në apelim, ne do ti lëmë 15 ditë për të reflektuar. Që të vesh në apelim do të paguash të gjithë shumën, por ne do të pranojmë vetëm një garanci. Nuk mund ta mendoja që në këtë kohë të ishte ky program kaq i dobët që do të ndryshojë gjatë 2014. Drejtoria e apelimit ka vënë gjoba të ndryshme, për një vendim të njëjtë. Drejtoria është e detyruar që ti publikojë të gjitha vendimet me qëllim që nesër të ketë transparencë. Kur të gjithëve ju rritet një normë, biznesi e përcjell te çmimi dhe ne kishim halllin e popullit. Ne jemi lidhur më shumë pas tatim-fitimit pasi e prisnin ndryshe 15-20 për qind. Mund të këmbëngulja shumë më tepër që të vendosnin një taksë për pagat poshtë 30 mijë lekë, pasi janë 56 % e popullsisë.
Çfarë masash do të merrni ndaj evazionit fiskal, që njerëzi të marrnin kuponin tatimor?
Ne jemi munduar ta kapim nga importi. Brenda 60 ditëve e merr TVSH por ajo qeveria tjetër e jepte kur donte. Nuk mund ti bëjmë të gjitha menjëherë. Është një program i tërë për 100 ditët. Kjo është një punë që nuk zgjidhet për 100 ditë. Por që fillon nga edukimi, etj. Në tatim-taksa nuk pritej njeri, nuk kishte një telefon. Avokati i Popullit nuk pyetej, drejtoria e apelimit nuk pyeste. Ne nuk mund ti zgjidhim për 3 muaj e me bisedën që kam pasur me biznesin kam qenë i hapur që në vend që të prisni nga ne, ne jemi të gatshëm që biznesi të bëjë një ligj dhe ne jemi të gatshëm që ta pranojmë. Sigurisht që nuk do ta miratojmë ashtu, sepse ne jemi një qeveri për popullin, por jemi të gatshëm të marrim racionalen. Klima e biznesit është shqetyësimi i madh. Nëse do të kemi një nivel të njëjtë më i zoti më i zgjuari do ecë para. Gjermanët që kanë taksa më të larta, prap janë më të zhvilluarit.
Ju keni folur për monopole të qeverisë Berisha. I keni konstatuar kush janë?
Rastis që të takohesh me njerëz dhe ato janë kontrata të lidhura jo vetëm nga njerëz diletant, por janë ekspertë të biznesit privat dhe janë blerë edhe juristë e ekspertë nga biznesi i qeverisë, që në vend që ta mbronte qeverinë, mbron biznesin dhe i kanë qepur kontratat në atë mënyrë që sa ta prekësh të pasosh. Duhet me profesionalizëm ta çmontosh në detaje që ta rregullosh. Unë mund t’ju përmdend CEZ. Iku viti, nuk zgjidhet kaq kollaj, pasi duhet të kalosh arbitrazhe, gjykata etj. Ne jemi të vendosur dhe secili nga ne, sipas përkatësisë, që çfarë është monopol që ta paraqisim në organet përkatëse ti prishim. Janë një pjesë e madhe për të cilat ne do mundohemi që të vëmë balancat. Kur është rasti ne do ta prishim këtë kontratë dhe ta çojmë në favor të popullit.
Redaksia Online
(mag/ac/shqiptarja.com)