Financat i kanë kërkuar sot opozitës të ndalë sulmin mbi administratën tatimore e pikërisht mbi dy drejtorët e IT-së të emëruar në Hipotekë dhe Ministrinë e Financave.
“Pas 8 vjetësh rrënimi të vazhdueshëm në Tatime dhe Dogana, qeveria e re ka vendosur në krye të administratës staf të kualifikuar, që po punon në mënyrë profesionale,”- thuhet në njoftimin e lëshuar nga Financat.
Të ardhurat nga Tatimet e Doganat jo vetëm që janë rritur me 150 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, por kanë tejkaluar edhe vetë planin e vendosur nga qeveria.
Opozita duhet ta kuptojë se organet tatimore janë të shtetit, jo të politikës,”- theksohet në njoftim e duke iu referuar në veçanti akuzave për ndërhyrje në server, nënvizohet se “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë çmos që të dhënat e ruajtura në serverat e Tatimeve të jenë të sigurta, edhe pse sistemi u gjet në një gjendje jofunksionale.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)