Cani: Këtë vit pritet që të ketë
një rritje ekonomike prej 2.1%

Cani: Këtë vit pritet që të ketë<br />një rritje ekonomike prej 2.1%
TIRANE- Qeveria shqiptare do të shlyejë detyrime, nga të cilat afërsisht gjysma është ndaj sipërmarrjeve, që kapin vlerën e 350 milionë dollarëve, për 3 muajt e ardhshëm. Kjo, me qëllim që të nxisë rritjen ekonomike në vend. Kështu ka deklaruar kreu i Financave në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Ai është shprehur pozitiv për rritjen ekonomike për këtë vit, duke e vlerësuar se do të jetë 2.1% . Ministri Cani foli gjithashtu për ndihmën financiare, përpos asaj të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që pritet të vijë nga Banka Botërore dhe Bashkimi Europian.

Detyrimet
Borxhi total ndaj sipërmarrjeve është 720 milionë dollarë. Faturat e këtij borxhi datojnë që nga vitit 2005. Pjesa më e madhe e detyrimeve të Qeverisë janë ndaj kompanive të punëve publike. Ministri Cani ka deklaruar se shlyerja e detyrimeve do të kryhet, për një vlerë prej 35 milionë dollarësh çdo javë, duke filluar nga muaji Prill. Pjesa tjetër e detyrimeve, që kap shifrën 370 milionë dollarë, do të shlyhet gjatë viteve të ardhshme.
 
Huaja
FMN-ja ka miratuar një hua prej 455.9 milionë dollarë për Qeverinë shqiptare, e cila do të jepet me këste gjatë një periudhë 3-vjeçare. Ministri Cani bën të ditur se në maj, Banka Botërore do të marrë një hua prej 200 milionë dollarë. Gjithashtu, kreu i Financave beri të ditur se Qeveria po negocion një hua prej 68.9 milionë euro nga Komisioni Europian.
 
Rritja
Rritja e ekonomisë, nga ministri Cani, është vlerësuar në ritmet optimiste të 2.1%. Ai e argumenton këtë nga fakti që Qeveria me huanë e marrë ka filluar të shlyejë detyrimet dhe deklaron se ajo do të ndihet gjatë 3 muajve të verës. "Efekti do të fillojë nga muaji në muaj, në prill, maj dhe qershor dhe sidomos në gjysmën e dytë ekonomia do të shihni një bum, unë të them një rritje gjatë gjithë vitit prej 2.1%", - tha ministri Cani.

Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç