Cani: Me 330 mln euro e FMN
shlyejmë borxhet ndaj bizneseve

Cani: Me 330 mln euro e FMN<br />shlyejmë borxhet ndaj bizneseve
TIRANE- Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi sot se kredia e marrë nga FMN, do të përdoret nga qeveria shqiptare për të ulur borxhin publik në vend pa rrezikuar rritjen ekonomike.

Prioritare sipas tij, do të jetë shlyerja e detyrimeve ndaj bizneseve private, për të cilën u shpreh "Jemi të gatshëm të nisim nga muaji mars shlyerjen e detyrimeve për biznesin".

“Me këtë marrëveshje qeveria garanton bizneset për shlyerjen e faturave të prapambetura që që do të nisë shumë shpejt sidomos pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlament. Synon uljen e borxhit publik në një nivel të përshtatshëm por pa rrezikuar rritjen ekonomike, por është në mbështetje të rritjes së ekonomisë shqiptare.”  - tha Cani paraditen e sotme në konferencë për shtyp.

Ministri tha se kjo mbështetje do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të tranzhit të parë të detyrimeve ndaj biznesit.

"Janë në proces të realizuar të gjitha procedurat e nevojshme për fillimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve brenda muajit janar. Fatura të prapambetura janë në një shumë prej 350 mln dollarësh. "- tha Cani.  Deri tani se janë shlyer 30 milionë dollarë  detyrime të prapambetura.

KREDIA ME TERMA TE BUTE, NE 2017 BORXHI ULET NE 65 % 
Ministri i Financave sqaroi se kredia e FMN-së me terma të butë, është më e madhja dhe vjen në një periudhë shumë të rëndësishme për konsolidimin e financave. Çdo vit nga FMN do të jepen 110 milionë euro, ndërsa synohet që në 2017 borxhi të ulet në 65 % 
 
"Marrëveshja përveç ndihmës së drejtëpërdrejtë me shumën 330.9 mln euro në tre vjet me terma më të butë sesa kushtet e tregut i hap rrugë marrëveshjeve të tjera si me Bankën Botërore po ashtu edhe të një granti të mundshëm me BE-në, të nevojshme për mbështetjen e buxhetit dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit privat.  Pritshshmria është që në fund të vitit 2017 të ballafaqohemi me një nivel borxhi dicka më shumë se 65 %."- tha Cani. 

Për  këtë masat që ndërmerren janë, Konsolidimi fiskal, mirëmenaxhimi i financave publike të mos krijohen më borxhe të prapambetura dhe kredia e FMN ndihmon në uljen e kredive me problem.

Dy ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar miraton dhënien e huasë prej  330.9 milionë euro për Qeverinë shqiptare, e cila do të jepet me këste për një periudhë 3-vjeçare. Në bazë të këtij vendimi, FMN-ja do të lëvrojë menjëherë nga kjo hua për Qeverinë shqiptare, shumën prej 26.4 milionë euro 

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta