Cani ministrive: Ju bllokojmë
po nuk shlyet biznesin për 10 ditë
Me anë të një urdhëri të ministrit të Financave, synohet zgjidhja e situatës paradoksale për detyrimet e prapambetura. Megjithëse paratë e detyrimeve të krijuara nga shteti në kohën e qeverisë berisha për biznesin kalojnë në Thesar, ministritë e linjës apo institucione të ndryshme buxhetore vonojnë në mënyrë të pajustifikuar pagesat ndaj firmave.
TIRANE- Me anë të një urdhëri të ministrit të Financave, synohet zgjidhja e situatës paradoksale për detyrimet e prapambetura. Megjithëse paratë e detyrimeve të krijuara nga shteti në kohën e qeverisë berisha për biznesin kalojnë në Thesar, ministritë e linjës apo institucione të ndryshme buxhetore vonojnë në mënyrë të pajustifikuar pagesat ndaj firmave.
Nëse ministritë e linjës apo institucionet e tjera shtetërore (si QSUT, apo Autoriteti i Rrugëve) nuk u lëvrojnë detyrimet e prapambetura bizneseve brenda 10 ditësh, pasi paratë kanë kaluar nga Ministria e Financave në Thesar, atëhere ato do të rrezikojnë që t’u bllokohen shpenzimet e tyre. Urdhri është firmosur dje nga Ministri i Financave dhe do t’u dërgohet ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera përkatëse.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë mbledhjes së grupit të konsulencës pranë tij, që u zhvillua dje pasdite.
Ky vendim, që duket si tepër ekstrem, është marrë për të shmangur vonesat që po konstatohen nga ministritë e linjës për t’u kaluar bizneseve detyrimet e prapambetura, në bazë të strategjisë së qeverisë për shlyerjen e bizneseve të prapambetura.
Sipas burimeve nga Financat, në momentin që fondet kalojnë në Thesar, kjo do të thotë që janë kryer të gjitha verifikimet e duhura dhe paratë janë gati për t’iu kaluar bizneseve, ndaj dhe vonesat nga ministritë e linjës apo institucionet e tjera qeveritare (me të cilat biznesi ka pasur kontratat përkatëse të punëve të kryera publike) ishin të pajustifikueshme dhe deri diku u krijua një situatë paradoksale, ku biznesi nuk po arrinte të merrte paratë e veta.
Problemi tjetër, ai i detyrimeve që mund të kenë bizneset ndaj shtetit, është zgjidhur që më parë përmes llogarisë së posaçme, që bizneset hapin në bankë. Sipas Canit, deri tani, shuma e detyrimeve të prapambetura të kthyera ka arritur në rreth 240 milionë dollarë. Nga kjo rreth 100 milionë dollarë janë netime të detyrimeve të energjisë dhe pagesa të kryera në dhjetor 2013 (ndihmë ekonomike , pagesa detyrimesh etj), ndërsa 140 milionë të tjera janë pagesa për biznesin të kryera këtë vit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15