TIRANE- Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi të premten se mosrealizimi i të ardhurave nga akciza dhe tatim fitimi, është pasojë edhe e evazionit.
Gjatë një aktiviteti në Drejtorinë e Doganave, ku u shpërndanë diplomat për studentët që kanë përfunduar stazhin profesional në administratën doganore, ministri Cani theksoi për mediat se "zyrtarët përpiqen t'i shpëtojnë asaj që është thelbësore dhe ndoshta, që është kritikë për zyrtarët, është edhe jo lufta e mjaftueshme, përpjekjet e mjaftueshme të të gjithë administrave për të realizuar të gjitha objektivat që kishin për treguesin e akcizës.
Por, ka edhe faktorë të tjerë, për arsye që duke qenë se për mallrat e akcizës, kur vendoset që do të rritet akciza, përgjithësisht të ardhurat i kalojnë vitit kur shpallet", u shpreh Cani. Në buxhetin e rishikuar, Ministria e Financave e uli planin e akcizës me mbi 3.8 miliardë lekë, krahasuar me fillimin e vitit, ndërsa atë të Tatimit mbi Fitimin, me 1.1 miliard. I pyetur lidhur me rishikimin e buxhetit në rritje për herë të parë pas 5 vitesh, ministri Cani tha se ky argument është përgjigja më e mirë ndaj akuzave të opozitës.
"Treguesit besoj flasin vetë. Eshtë hera e parë pas 5 vitesh,kur zoti Bode personalisht drejtonte Ministrinë e Financave dhe rishikonte buxhetin në mes të vitit, se nuk duronte dot as pjesën e dytë të vitit, që ta rishikonte në ulje. Eshtë e para herë, që buxheti shihet në rritje. Nëse rritja është demagogji dhe ulja e treguesve të buxhetit është e vërtetë, unë, si ministër i Financave, por edhe qytetarët gëzojnë që Shqipëria nga viti në vit të rishikojë buxhetin gjithnjë në rritje", tha Cani. Ministri Cani po ashtu shpjegoi se mes qeverisë shqiptare dhe misionit të FMN-së nuk ka mosmarrëveshje. "Marrëveshja arrihet para mbledhjes së bordit, kështu që, nuk është fare problem ky. Ishte një mision hulumtues. Për të qenë akoma edhe më i sinqertë, ishte një mision që duhet të na jepte 'ok', për rishikimin e vitit 2014, ne nuk mund ta bënim më vonë", tha ministri./ATSh/
/Shqiptarja.com