/ATSH/- Mnistri i Financave, Shkëlqim Cani inspektoi të shtunën punimet që po kryhen me fondet e buxhetit të shtetit në disa akse rrugore në Bashkinë e Burrelit.
I shoqëruar edhe nga kryetarja e Bashkisë së Burrelit, Adelina Farrici, Ministri pa nga afër punimet që po kryhen në rrugën e re që të dërgon për tek varrezat e qytetit si dhe ato në bllokun e banimit në anën jugore të lagjes "Partizani".
Ministri Cani duke folur për mediat tha se është detyra e kryebashkiakes, Adelina Farrici, të ndryshojë mentalitetin e krijuar në mënyrën e të punuarit për komunitetin, duke qenë se është sërisht në garë për të drejtuar Bashkinë e Burrelit.
Ministri Cani vizitoi eshte Uzinën e Ferrokromit dhe më pas lagjen "Pjetër Budi", ku me një investim shqiptaro-italian është ndërtuar qendra shëndetësore që do të pasohet me kopshte, shkolla e banesa sociale për shtresat në nevojë