Cani në Komisionin e Ekonomisë:
Huamarrje brenda kufirit të borxhit

Cani në Komisionin e Ekonomisë:<br />Huamarrje brenda kufirit të borxhit
TIRANË - Ministri financave Shkëlqim Cani, ka sqaruar në komisionin e ekonomisë nismën e qeverisë për të patur të drejtën për huamarrje pa aprovimin e parlamentit.
 
Kryefinancieri duke folur në Komisionin e Ekonomisë, tha se kjo e drejtë kërkohet për shuma që janë nën nivelin e borxhit, ndërsa për shuma që e kalojnë atë duhet aprovimi parlamentit. Me arsyetimin se tregu i eurobondit është shumë fleksibël, dhe vonesa në procedura sjellin edhe kosto ekonomike.
 
Ndërsa deputeti Anastas Angjeli tha se ky ligj bie ndesh me kushtetutën që përcakton se, është kuvendi që miraton marrëveshje të huaja.
 
Por për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe ky ligj nuk është i shkruar qartë, pasi nuk është kuvendi që përcakton përqindjen e normës së interesit, për këtë arsye ligji u shty për të patur një rishikim nga Komisioni Ligjeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim