Cani: Në nëntor, gati lista
e borxheve ndaj biznesit

Cani: Në nëntor, gati lista<br />e borxheve ndaj biznesit
TIRANE- Ministri i Financave ka përsëritur, gjatë një konference shtypi, angazhimin se do të paguhen të gjitha borxhet që shteti i ka privatit. Ai tha se në nëntor do jetë gati lista e tyre dhe pagesa do të bëhet menjëherë për të gjithë

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi dje se kompania "Deloitte" do të auditojë borxhet e shtetit ndaj biznesit deri në fund të muajit të ardhshëm. Cani tha se vlera e borxhit që shteti ka ndaj biznesit do të çertifikohet brenda 40 ditëve në vijim.  
Sipas tij, po diskutohet me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për mënyrën e shlyerjes së kësaj fature ndaj biznesit. Për këtë, tha Cani, kemi disa skenarë. Sipas ministrit, borxhi mund të merret në tregun e brendshëm, por nuk përjashtohet as tregu i jashtëm. Ai theksoi se, nga ana e ministrisë së Financave po shihet shlyerja me një këst e borxhit ndaj kompanive. Janë, tha ai, mbi 250 kompani që kanë aplikuar në minisitri për shlyerjen e detyrimeve ndaj tyre nga ana e shtetit.

Kreu i financave publike, duke shpjeguar kontratën e qeverisë shqiptare me “Deloitte”, si dhe duke e cilësuar procesin si një sfidë, tha se, Ministria e Financave po përgatit hapat e tjerë për shlyerjen e borxhit ndaj biznesit. "E pamë të arsyeshme shlyerjen e borxhit, duke qënë se ky borxh godet aktorë të tjerë dhe prek rritjen ekonomike të vendit", tha Cani, duke shtuar se procesi i auditimit do të jetë transparent.
 
Auditi
Sipas kreut të Financave, në mënyrë që të shmanget çdo koment subjektiv dhe që procesi të ruajë transparencën dhe besueshmërinë maksimale sipas standardeve ndërkombëtare, ky evidentim iu caktua një shoqërie prestigjioze, e cila shprehu interesin për t’u përfshirë në këtë shërbim. “Tashmë ne jemi në situatën kur, pas negocimeve me shoqërinë Deloitte, u miratua ligji dhe, që në datën 19 tetor, shoqëria Deloitte ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet ligjore për të marrë informacionin e përcaktuar dhe të ndjekë procedurat në përputhje me standardin ndërkombëtar të auditimit mbi Shërbimet e Lidhura SNSHL 4400 “Angazhime për kryerjen e procedurave”, pjesë e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit”, shtoi Cani.
 
Borxhi
Ministria e Financave u ka bërë thirrje edhe ish-titullarëve të mëparshëm të këtij dikasteri të marrin pjesë në procesin e auditimit të këtij borxhi. Madhësia e borxhit, edhe pse e vlerësuar paraprakisht bazuar në disa tregues, mbetet për t’u çertifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.
Buxheti 2014 nuk do të jetë i varur nga borxhet që po evidentojmë ndaj bizneseve, të cilat ishin pjesë e diskutimeve me FMN-në gjatë vizitës në Uashington. “Pagesa ndaj bizneseve do të kryhet me një këst, sapo të sigurohet kredia, në mënyrë që të nxitet ekonomia”, tha ministri.

Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri

112-vjetori i Pavarësisë/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut uron shqiptarët: Do jemi gjithmonë krah njëri-tjetrit! Djali më thotë do jetoj në Shqipëri