Cani: Optimistë për rritje
ekonomike deri në 2.1%

Cani: Optimistë për rritje<br />ekonomike deri në 2.1%
TIRANE- Debati në Kuvend për projekt-buxhetin 2014 dhe paketën e re fiskale ka qenë i gjatë dhe i ashpër midis Qeverisë dhe opozitës. Në pjesën më të madhe të rasteve argumetat e opozitës, ishin një retorikë politike, tek të cilat mungonin faktet konkrete për të kundërshtuar Qeverinë në hartimin e buxhetit dhe paketës fiskale apo edhe për të dhënë një sygjerim konstruktiv.  Në planin e përgjithshëm të ardhurat në buxhetin e vitit 2014 parshikohen të jenë 364 miliardë lekë. Krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2013 do të ketë një rritje prej 13%. Për sa i përket fiskalitetit, të ardhurat nga tatim-fitimi pritet të rriten në vlerë absolute me 50%, ato nga TVSH me 11% dha ato nga akciza me 50%, në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2013.

Ndërkaq paketa e re fiskale parashikon një ulje të tatimeve për mbi 97% të punonjësve, me hyrjen në fuqi të taksës progresive në 1 janar 2014. Do të hiqet taksa për biznesin e vogël. Nga ana tjetër biznesi i madh do të tatohet me 15%. Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, shprehu optimizëm në lidhje me situatën e vendit, duke theksuar se ekonomia fillon startin e rritjes me një rritje jo pak por nga 1.2-1.3 % në 2-2.1 %.

Duke folur për situatën ekonomike në vend, Cani tha se borxhi publik, ai zyrtar është afro 70% dhe në vlerë absolute është i dyfishuar, krahasuar me 5 vite më parë. “Borxhi i fshehur i padeklaruar ndonjëherë, i fshehur ndaj të gjithëve, popullit,opozitës, parlamentit, që besoj se duhet të jetë edhe pjesë për t’u dënuar dhe kriminale i çertifikuar është 5% e PBB-së. Pjesa tjetër mbetet për t’u çertifikuar gjatë vitit 2014″, tha kreu I Finacave.

Bode: Borxhet tona 2% PBB
Deputeti Bode, akuzoi qeverinë për rritjen e borxhit publik. “Qeveria e rriti me 13.5 % brenda një 4-mujori borxhin publik nën preteksin e borxheve të lëna nga qeveria e mëparshme, kur këto borxhe nuk janë më shumë se 2% , kjo, që të krjojë komoditet vetes për të qeverisur pa program, pa angazhim dhe pa vizion vendin”, deklaroi ish-Ministri I Fiancave.

Shkrimi u publikua sot (24.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit