Cani: Pas 6 muajsh
rishikim i fiskalitetit

Cani: Pas 6 muajsh<br />rishikim i fiskalitetit
TIRANE- Pas 6 muajsh paketa fiskale, e cila u miratua në fund të dhjetorit të vitit 2013, pritet të rishikohet përsëri. Kjo u bë e ditur nga kreu i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë Forumit Ekonomik, të organizuar dje nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Tema e kësaj konference ishte “Financa dhe sfidat në të ardhmen e afërt”. Ndër të tjera, ministri Cani i ka kërkuar falje biznesit për afatin e shkurtër, që i është dashur Qeverisë për të miratuar paketën e re fiskale, duke mos i lejuar kohë të mjaftueshme për t’u konsultuar me biznesin. “Financat ishin në vështirësi, nuk kishim kohë për konsultime. Borxhi i lartë na detyroi të miratojmë me shpejtësi paketën fiskale",-tha ministri Cani.
 
Bashkëpunimi
Ajo që ka theksuar ministri i Finanacve, Shëlqimi Cani, është përqëndrimi tek e ardhmja e bazuar në një planifikim afatgjatë, për sa i përket rishikimit të paketës fiskale. Për t’ia arritur kësaj, kreu i Financave i ka bërë thirrje biznesit që të bashkëpunojë më këtë dikaster për të arritur një rezultat sa më efikas dhe të kënaqshëm në favor të të gjithëve. “Ne mendojmë se paketa fiskale do të jetë gati nga mesi i vitit, nga fundi i muajit qershor, të gjithë ne, ju dhe ne duhet të përgatisinim këtë paketë fiskale, duhet të jemi bërë gati për 2015, që nga mesi i këtij viti jo në 2015-ën. Harrojeni buxhetin, unë e di që fundi i tetorit është afati i fundit për buxhetin, por harrojeni atë. Ne jemi të hapur për sugjerimet tuaja”,-theksoi ministri Cani.
 
Taksa progresive
Gjatë konferencës nuk u përmend një rishikim i mundshëm i taksës progresive. Kjo lë të kuptohet se taksa progresive nuk do të ndryshojë. Edhe pse kjo mënyrë taksimi ka ngjallur debat politik, socialistët e kanë argumentuar se futja e taksës progresive ishte një premtim elektoral. Gjithmonë në kuadrin e taksave, kreu i Finanacve ka premtuar se së shpejti rimbursimi i taksave ndaj biznesit do të ndodhë dhe se Qeveria ka dëshirën e mirë për të ndihmuar biznesin.
 
Çmimet
Ministria Cani premtoi se vitin e ardhshëm nuk do të ketë çmime reference, dhe duke lënë të hapur mundësinë që gjatë vitit 2013 të rishikohen disa çmime reference."Premtimi ynë është që vitin tjetër nuk do të ketë çmime reference. Megjithatë ne jemi të hapur, që edhe brenda këtij viti të rishikojmë disa prej tyre, në rastet kur ju keni pretendime dhe na faktoni se ato janë abuzive dhe larg realitetit të çmimeve reale në treg", tha ai.
 
Informaliteti
Një nga shqetësimet e biznesit të ngritura gjatë konferencës së FIAA-së ishte informaliteti i lartë që ekziston në Shqipëri dhe korrupsioni në administratën fiskale. Në lidhje me këtë, ministri Cani tha se nuk është diçka e thejshte që mund të zgjidhet menjëherë.  “Në fillim duhet t'i kapësh ata që janë të korruptuar, pastaj të veprosh. Por t'i kapësh ata nuk është edhe aq e lehtë sepse janë shumë të organizuar. Ju e dini, ne kapëm disa raste flagrante, që ishin shumë evidente dhe personat që i bënë sot janë jashtë. Ky është realiteti. Lufta ndaj informalitetit dhe korrupsionit nuk mund të fitohet brenda pak ditësh apo edhe muajsh, por do të marrë vite dhe fatkeqësisht kjo nuk është e mirë për Shqipërinë", tha kreu i Financave.
 

 Shkrimi u publikua sot (21.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore