Çani pas videos: Gazetari kunjë,
motra e tij mikesha ime
Prej një jave në Youtube e thuajse në të gjitha rrjetet sociale qarkullon një video e gazetarit të Zonë e Lirë me titullin, “Arian Çani nga Zonë e Lirë bie në siklet me gazetarin e Show Meselation”. Video nis me fjalët se kjo është intervista më e shkurtër
Prej një jave në Youtube e thuajse në të gjitha rrjetet sociale qarkullon një video e gazetarit të Zonë e Lirë me titullin, “Arian Çani nga Zonë e Lirë bie në siklet me gazetarin e Show Meselation”. Video nis me fjalët se kjo është intervista më e shkurtër që është bërë ndonjëherë dhe më pas shihet aktori i humorit, Blerim Peci i cili pasi bën një përshkrim të jetës profesionale të Çanit si gazetar dhe pasi lançon se në intervistë do të zbulojnë sekretin e suksesit të Zonë e Lirë , i drejton fjalinë “Zoti Arjan Çani faleminderit që gjetët kohën për ne”, ndërsa Çani i përgjigjet “Ju faleminderit juve që më erdhët” dhe më pas nuk shfaqet asnjë intervistë, vetëm kamerat që tregojnë një përshëndetje dhe grupin e xhirimit që largohet.
(Arjan Çani, gazetar dhe prezantues i emisionit Zonë e Lirë)Në videon që është hedhur në Youtube, thuhet se kjo video i është bërë enkas Çanit pasi ai disa herë ka refuzuar t’i japë intervistë Blerimit me justifikimin se nuk ka kohë. Në këtë mënyrë, sipas po produksionit të këtij shou Blerimi është hakmarrë duke i thënë me anë të kësaj videoje të shfaqur se as ai nuk ka kohë të tepërt për intervista. Kjo video është komentuar shumë në të gjitha rrjetet ku është shfaqur dhe komentet kanë qenë të shumta. Ka pasur nga ata të cilët e kanë quajtur montazh dhe se moderatori i Zonë e Lirë e ka bërë vetë për publicitet dhe se është në natyrën e tij të bëjë shaka të tilla.
(Blerim Peci, gazetari i RTK i cili realizoi videon)Deri tani video ka arritur një shikueshmëri prej më shumë se 163 mijë klikimesh në Youtube, ndërkohë që është transmetuar edhe në televizionin kosovar RTK. Por kjo histori ka dy anë të medaljes, nga njëra anë atë që lançohet nga Blerimi se është origjinale dhe nga ana tjetër vetë Arjan Çani që pohon për gazetën shqiptarja.com se e ka dhënë intervistën por ajo është hequr. Madje Çani me çudi është shprehur, “pse nuk dallohet që është montazh?!” “Video që po transmetohet dhe që po qarkullon gjithandej është montazh. Gazetari i RTK-së ka ardhur dhe më ka marrë intervistë dhe pjesa që qarkullon në youtube dhe në rrjetet sociale është e montuar.
Intervista ime është hequr. Pse nuk duket qartë që është montazh?” ka thënë Çani ndërsa i pyetur për arsyet se përse ia ka bërë këtë gjë Blerim Peci, Çani është shprehur: “Motra e tij ka qenë mikesha ime para pak kohësh. Besoj e ka bërë nga xhelozia për motrën, sepse nuk shoh arsye tjetër”. Ndërsa nga ana e ideatorit të kësaj viedoje kemi mundur vetëm të mësojmë se kjo ka qenë një shaka ndaj gazetarit Çani.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit THASH&THEM të gazetës Shqiptarja.comRedaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
2/2
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Tre futbollistë largohen nga grumbullimi i Anglisë, u dëmtuan me skuadrat e tyre
8 Tetor, 15:39
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor, 15:33
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
Dëmtimet godasin Çekinë, tre lojtarë largohen nga grumbullimi para Shqipërisë
8 Tetor, 15:16
-
'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë
8 Tetor, 15:11
-
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë
8 Tetor, 15:02
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor, 15:02
-
Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet
8 Tetor, 15:00
-
'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja
8 Tetor, 14:44