Cani prezantoi sot drejtoren e re
të Tatimeve dhe të Doganave

Cani prezantoi sot drejtoren e re<br />të Tatimeve dhe të Doganave
TIRANE - Ministri i Financave ka prezantuar sot drejtueset e reja të Tatimeve e Doganave, dy prej institucioneve kyç, nga ecuria e të cilave do të varen dhe shumë plane të qeverisë për një sërë premtimesh lidhur me reformën e taksave, që u morën në fushatën elektorale.

Në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme tëTatimeve u prezantua Brisida Shehaj, e datëlindjes 1984, e cila vjen pas një përvoje në sektorin bankar dhe një emër i panjohur më parë në sferën politike, që ka ardhur si surprizë për shumë kënd si për shkak të përvojës në fushën e tatimeve ashtu dhe të moshës së re. 

Ajo po vjen në krye të tatimeve në një kohë që të ardhurat buxhetore kanë shënuar ecurinë më negative që nga viti 1997, siç deklaroi ministri i financave Shkëlqim Cani në një konferencë për shtyp pak ditë më parë. Për tetëmujorin të ardhurat kanë rënë me 3.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që financat tashmë janë të detyruar të rrisin kufirin e borxhit me 24 miliardë lekë.

Ministri i financave, Shkëlqim Cani, gjatë prezantimit të Shehajt ditën e sotme, tha se duhet realizuar objektivi sepse situata nuk është pozitive. Ai e vuri theksin në nevojën për të ndryshuar mentalitetin dhe metodën e punës, me synim ndryshimin e imazhit që kanë bizneset ndaj tatimeve. “Të jeni dhe të sjellshëm por dhe të zbatohet ligji në mënyrë rigoroze”, tha Cani, duke e vënë theksin në domosdoshmërinë e përmirësimit të shërbimit ndaj tatimpaguesve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë