Cani takim me drejtuesit e bankave:
Të "zgjidhim qesen" për biznesin
Ministria e Financave dhe bankat private do të punojnë bashkarisht që të injektojnë likuiditet në ekonominë shqiptare. Gjatë një takimi që ka zhvilluar me CEO-t e 16 bankave, ministri Cani u ka kërkuar që të lirojnë kreditimin për biznesin vendas.
TIRANE- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u ka kërkuar drejtuesve të bankave private që bashkarisht të lirojnë financimin për biznesin vendas, me qëllim rigjenerimin e ekonomisë.
Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, kreu i Financave kërkoi nga bankierët që paralel me disbursimin e borxheve të prapambetura të shtetit ndaj biznesit, bankat të rrisin kredidhënien. Ministri Cani u bëri të ditur bankave se, miratimi i strategjisë së shlyerjes së borxheve ndaj kompanive dhe individëve nuk sjell leverdi vetëm për biznesin, por edhe për bankat, të cilat janë rënduar nga kreditë me probleme.
Këto të fundit parashikohet të zbresin me 3-4 pikë përqindje, nëse llogarisim fondin e parashikuar në buxhet prej 350 mln dollarësh, që parashikohet të shkojë për detyrimet e papaguara ndaj kompanive.
Rritja e kredive me probleme ka sjellë stepjen e bankave për të kredituar ekonominë, por drejtuesit e bankave u shprehën optimistë se nisja e pagesave nga qeveria për projekte që presin me vite shlyerjen e detyrimit do të çlirojë sistemin. Sipas bankierëve, shlyerja e borxheve të vjetra do t’i japë një frymëmarrje ekonomisë, ndërsa përfshirja e FMN-së në këtë proces e bën Shqipërinë më të besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve.
Ministri kërkoi nga bankat më shumë bashkëpunim. Në lidhje me mënyrën e pagesës së borxhit ndaj firmave dhe avantazhin e bankave në këtë proces, Cani ftoi drejtuesit e sektorit bankar të shikojnë gjetjen e zgjidhjes, në mënyrë që të sjellë edhe shlyerjen e kredive.
Ministria e Financave ndodhet aktualisht në një proces të rëndësishëm në zgjidhjen e problemit të likuiditetit në ekonomi. Shumë shpejt pritet të firmoset marrëveshja e huasë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me vlerë 350 mln dollarë. Ky fond do të shkojë për të shlyer detyrimet e papaguara të qeverisë shqiptare ndaj kompanive private.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56
-
Libri, fakte të reja në 'Të rënët e Luftës së II Botërore'! 28 mijë dëshmorë? Studimi me shifra të reja! Rama: Historinë e shkruan fitimtarët! Nika: Koha që historia të shkruhet pa emocione e censurë
29 Nëntor, 15:30
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025! Më pas 'digjet'
29 Nëntor, 15:28
-
Superliga/ Java e 15-të nis me surpriza, Bylis mposht 1-0 Vllazninë në Ballsh! Të diel spikat derbi Tirana - Partizani
29 Nëntor, 15:23
-
Kuvendi një ditë pa "zhurmë" e molotovë! Fëmijë e të huaj në karriget e ligjvënësve: Mos harroni nga vini!
29 Nëntor, 15:13
-
U arrestua në Rinas, FOTO e turkut të dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë
29 Nëntor, 14:56
-
KKT miraton lejen për ndërtimin kullave të reja në Tiranë, mes tyre 'Lift Tower' ku do vendoset Kadastra
29 Nëntor, 14:50
-
Keni flokë të yndyrshëm edhe pas larjes? Ky është gabimi që po bëni
29 Nëntor, 14:46