Po transportonin kanabis me çanta drejt Greqisë, policia greke u prish pazarin dhe arreston tre shqiptarë.
Sipas policisë helene ata akuzohen se sillnin drogë nga Shqipëria, me qëllim trafikimin në Greqi. Arrestimi i tyre u bë në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike.
Mediat fqinje bëjnë me dije se po shkëmbeheshin 22,5 kg kanabis. Policia ka identifikuar shqiptarët por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre, pasi priten arrestime të tjera.
Komento