Çapaliku në shator ngjit në
skenë “Fausti prej Tirane”

Çapaliku në shator ngjit në<br />skenë “Fausti prej Tirane”
TIRANE - Monodrama e dramaturgut Stefan Çapaliku me titull “Fausti prej Tirane” do të ngjitet premierë absolute në shtator në skenën e teatrit. Regjisor dhe aktor i dramës është Alfred Trebicka.

Vepra trajton dramën që pësoi brezi i intelektualëve dhe njerëzit në përgjithësi pas kthesës së madhe në vitet ’90 dhe deri më sot në Shqipëri. Ajo merr përsipër t’i trajtojë ndryshimet në planin psikologjik, shpirtëror dhe moral dhe, simbolika e Faustit, ashtu si ajo që ka ndodhur pas viteve 90’ në Shqipëri, ka pikërisht pesimizmin, optimizmin, sepse Fausti i Gëtes ishte mendimtar dhe optimist i madh.

Fausti nuk është vetëm një pjellë e Gëtes, një figurë që i takon botës gjermane, por një fenomen universal, botëror. Ai është kthyer në simbolin e një fenomeni të tërë dhe ka një format universal, ndaj është edhe shqiptar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shëngjin, por me intensitet më të ulët