Capello: Dua një ekip anglez,
karriera ime nuk varet nga paratë

Capello: Dua një ekip anglez,<br />karriera ime nuk varet nga paratë
Në fillim u përfol se do të vazhdonte karrierën tek Anzhi, në Rusi. Më pas (rumors në javët e fundit) u përfol për një rikthim të bujshëm te Milan, por këtë herë në post drejtues. Në realitet, vullneti i Fabio Capello është një tjetër:

"Të stërvis një ekip në Premier League do të ishte shumë interesante, pasi i njoh mjaft mirë skuadrat dhe shumë nga futbolistët. vendimi im nuk varet nga paratë, dhe paga që do të marr, por unë dua një ekip që të fitojë trofe" tha Capello për Times.

Tekniku italian ka rrëfyer ambiciet e tij në anën profesionale: "Të gjitha pankinat në Premier League, janë aktualisht të zëna, por nëse ndokush më ofron një vend konkurrues, pse jo?".

"Nuk kam patur kontakte me asnjë skuadër angleze por kam refuzuar shumë oferta nga vende të tjera pasi pres dicka më të mirë. Kur them më të mirë, nuk e kam fjalën tek paratë por te vlera që do ketë skuadra" tha Capello.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni