Trajneri i njohur italian Fabio Capello, që aktualisht drejton Rusinë është shprehur se kampionati italian e ka humbur nivelin e dikurshëm duke mos qenë konkurrues me kampionatet më elitare në Evropë.

“Seria A nuk është aq sa duhet konkurruese. Ndjekësit e Juventusit, Roma, Napoli dhe Fiorentina, kanë shitur futbollistët më të mirë, Lamelan, Cavanin apo Jovetiç, më pas ditën si t’i zëvendësonin, por Conte dhe Marota morën lojtarë shtesë, Lorenten dhe Tevez” shprehet ai.

Por, kush është ekipi sipas Capello-s që mund të fitojë Champions?
Unë mendoj se Real Madrid mund t’i fitojë të gjitha kompeticionet, sepse ka një organikë me shumë cilësi, pastaj Anceloti është një trajner shumë i aftë.

Modriç dhe Di Maria janë çelsat e Realit,pasi inspirojnë jo vetëm fazën sulmuese, por që dinë edhe të mbrojnë” deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com