Bukuroshja britanike Cara Delevigne do të jetë imazhi i ri i parfumit “Burberry Body Tender” të markës së njohur të modës “Burberry”.

Modelja 20 vjeçare do të marë pjesë në fushatën që do të zhvillojë kjo markë.

cara delevigne

Padyshim që natyraliteti dhe freskia e bukuroshes kanë tërhequr vëmnmedjen e udhëheqësit zyrtar të “Burberry-t”, Cristofer Bailey për ti bërë këtë ofertë modeles bjonde.

Sipas mediave amerikane ai është shprehur i ngazëllyer për këtë zgjedhje që ka bërë, duke thënë se Cara është e duhura për të nxjerrë në pah feminitetin dhe delikatesën që karakterizon femrën.

cara delevigne

Është hera e parë për Delevigne realizon një set fotografik reklamimin e një parfumi.

Ajo ka pozuar për bashkëpunotrin e kësaj firme Mario Testino, i cili është një nga fotografët më të njohur të modës dhe ka punuar për disa nga revistat më prestigjioze.

cara delevigne

Cara Delevigne shfaqet sensuale, e shtirë në krevat veshur me një pardesy në ngjyrë bezhë.

Padyshim që bukuroshja ka hyrë fuqishëm në industrinë e modës dhe po bëhet një nga emrat më të lakmuar.

(b.t/shqiptarja.com)