Modelja britanike Cara Delevigne nuk resht së ngjituri shkallët e suksesit.

E veçantë dhe sensuale siç di vetëm ajo të sillet në pasarelat e modave, edhe këtë herë nuk ka zhgënjyer me paraqitjen e saj.

cara delevigne

Bukuroshja 20 vjeçare ka sfiluar në prezantimin e koleksionit të veshjeve të pranverës nga stilistja franceze Vanessa Bruno, në “Paris Fashion Week”, ku ka treguar bukurinë dhe natyralitetin e saj me një tualet të thjeshtë.

E veshur me një fustan të shkurtër të bardhë ndërthurur me të zezë, Cara ka treguar këmbët e saj të tonifikuara.

cara delevigne

Delevigne edhe pse e re ne moshë po hedh hapa të mëdha në industrinë e modës dhe është bërë një emër i lakmuar nga markat më të njohura.

Së fundmi ajo u bë imazh i parfumit më të ri “Burberry Body Tender”,  nga marka e njohur "Burberry".

(b.t/shqiptarja.com)