Pasi u bë imazhi i një prej markave më të famshme si ajo e “Burberry”, Modelja britanike Cara Delevigne këtë herë ka prezantuar koleksionin më të ri të syzeve të diellit nga “Dsquare2”.

Bukuroshja bjonde ka realizuar një set fotografik ku pozon me syze të ndryshme duke u dukur mjaft provokuese dhe tërheqëse.

cara delevigne

Sipas të përditshmes britanike “The Sun” këngëtarja Rihanna i ka premtuar bukuroshes 20 vjeçare se do ta ndihmojë që ajo të ketë karrierë dhe në muzikë.

Delevigne ka planifikuar të marë një muaj pushime në Los Angeles për tu qetësuar pas angazhimeve të saj të fundit.

cara delevigne

Cara edhe pse e re në moshë ka hyrë fuqishëm në industrinë e modës duke u shndërruar në një emër mjaft të kërkuar e të pëlqyer.

(b.t/shqiptarja.com)