Cara Delevingne dhe të
gjitha “të dashurat” e saj

Cara Delevingne dhe të<br />gjitha “të dashurat” e saj
Cara Delevingne ka bërë një zhurmë të madhe për tendencën e saj për t’u shoqëruar me partnere “femra”.

Lidhja e saj me Michelle Rodriguez  ka përfunduar, por kjo s’do të thotë se Cara nuk ka vazhduar të hedhë “grepat” rrotull.

Madje, Cara ka hedhur sytë rrotull edhe gjatë lidhjes me Michelle, pasi lidhja e tyre mund të ketë përfunduar për shkak të xhelozisë së Michelle.

cara delevingne

Suki Waterhouse është shkaku i xhelozisë, pasi Cara kalonte shumë kohë me të në shtëpi.

Shfaqja e saj publike e dashurisë për një femër, për herë të parë ishte kundrejt këngëtares Rita Ora.

Dy bukuroshet kanë hedhur në rrjetin e tyre “Instagram” foto pikante me mbishkrime provokuese.

Këtu është një listë me të gjithë emrat e femrave bukuroshe me të cilat Cara ka ndarë momente argëtuese.

E fundit me të cilën u pa gjatë FF në Kanë ishte modelja Aymeline Valade ku po hanin mëngjesin së bashku, të shoqëruara edhe nga këngëtarja Lily Allen.

Ndërsa dje modelja ka postuar një foto kompromentuese me Sharon Ston duke shkruar “Legjenda Sharon Stone”.

Duket se edhe Jessica Chastain i pëlqen Cara-s pasi ka hedhur me të një foto në Instagram.

Së fundmi, me këngëtaren Rihanna ka hedhur një foto duke e prekur atë lirshëm.

Nuk është shumë e pabesueshme për Rihannën ky fakt, pasi Rihanna në videoklipin e saj “Te amo” ka bërë të njëjtën gjë me Letitia Casta ose me Nicki Minaj në këngën “Fly”.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë