Reperja amerikane Cardi B ka zbuluar emrin e djalit të saj të vogël, Grey Marsean Diggs në ditëlindjen e tij të parë.
Artistja 33-vjeçare, e cila ka mirëpritur fëmijën e saj me partnerin Stefon Diggs, ka ndarë emocionet për të birin, duke e cilësuar ardhjen e tij në jetë si një nga përvojat më të veçanta.
Në urimin e saj, Cardi B tregoi se shtatzënia ndodhi gjatë një prej periudhave më të pasigurta dhe më të vështira të jetës së saj, por se djali i dha forcë për të përballuar gjithçka.
Ajo u shpreh se, ndërsa po e mbante atë në bark, i biri po i jepte njëkohësisht edhe forcë për të vazhduar përpara.
Reperja theksoi se buzëqeshja, e qeshura dhe shpirti i tij i veçantë i japin dritë jetës së saj.
Lajmi për lindjen e djalit ishte konfirmuar në nëntor të vitit të kaluar nga përfaqësuesi i artistes, i cili kishte bërë të ditur se Cardi B ishte mirë dhe e lumtur pas lindjes.
Djali është fëmija i saj i katërt. Reperja ka edhe tre fëmijë nga martesa e mëparshme me reperin Offset.







Komente
Komento