Papa do të vizitojë Shqipërinë të dielën, më 21 shtator "për t’i thënë të gjithë popujve të botës se ne mund të punojnë së bashku”. Këtë e ka shprehur Kardinali Pietro Parolin, gjatë një takimi në Romë të zhvilluar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali, duke vënë thekson tek toleranca fetare në Shqipëri.
 
Në një mjedis ndërkombëtar ku në emër të fesë bëhen luftëra, kriza humanitare dhe vdekje të civilëve, shembulli i tolerancës fetare në Shqipëri është një model i bashkëjetesës paqësore. Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin tha se “baballarët e kombit shqiptar janë përpjekur për mundësinë e ndërtimit të një shoqërie multi-fetare dhe historia iu ka dhënë atyre të drejtë”.
 
"Unë besoj se Papa dëshiron të theksojë pikërisht këtë në udhëtimin e tij: Shqipëria, një vend që ka vuajtur aq shumë në të kaluarën e afërt, në fakt, për shtypjen e lirisë fetare dhe persekutimit fetar në emër të një ideologjie ateiste, sot paraqitet para botës e përtërirë, edhe në institucionet e saj, në frymën që shtyn për të jetuar brenda grupeve fetare që kontribuojnë së bashku me diversitetin e tyre, për të ndërtuar të mirën e përbashkët të vendit. Është me të vërtetë një shembull i madh, kjo që Papa dëshiron të theksojë dhe që unë shpresoj se do të zbatohet në këtë situatë kaq të vështirë që ne jemi duke përjetuar”.
 
Në mozaikun ndërfetar shqiptar, të përbërë nga katolikë, ortodoksë, myslimanë sunitë dhe myslimanët bektashinj, siç edhe rikujtoi kardinali Parolin, komuniteti katolik është një prani diskrete, përfaqëson 15% të popullsisë, por është vendimtar për të treguar jë dëshmi dashurie. Dhe në frymën në të cilën komuniteti shqiptar pret vizitën e Papa Françeskut, përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në Itali Edmond Godo, thotë se:
 
"Pavarësisht 46 viteve të diktaturës, feja është kthyer si më parë. Duhet të them se kjo është një gjë e mrekullueshme. Ne, si komunitet shqiptar, ne kemi menduar t’i dërgojmë qeverisë sonë një mesazh të qartë në lidhje me këtë gjë: të vendoset në të gjithë posterat dhe broshurat turistike se "në Shqipëri ka tolerancë fetare." Ky është një mesazh i vogël që vjen nga një vend i vogël dhe ne shpresojmë se kjo mund të jetë pozitive dhe mund të ndihmojë njerëzit në këtë drejtim”, tha Edmond Godo.

Fjala e plotë e përfaqësuesit të Komunitetit Shqiptar në Itali, Edmond Godo
Jam i gëzuar dhe i nderuar që ndodhem sot këto duke ju sjellë përshëndetjet e komunitetit shqiptar në Itali.  Falënderoj  Shkëlqesinë Kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Majlinda Dodajn të ngarkuarën me punë në Ambasadën shqiptare pranë Selisë  së Shenjtë, për këtë iniciativë dhe Mirko Coratti që mirëpret këtë event dhe të gjithë të pranishmit.

Vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri po afrohet dhe ky moment është ndjerë edhe në komunitetin tonë këtu në Itali.

Përtej takimit tonë të sotëm. Vizita e Papa Françeskut ka një kuptim të madh, simbolik. Udhëtimi i pastorit, ashtu si ai vetë dëshiron të cilësohet, i vëmendshëm për gëzimet dhe vuajtjet e njerëzimit.
Dhe me të vërtetë, në botën e sotme bazat e pikëllimit nuk mungojnë. Zonat e shkatërruar nga luftërat civile janë duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë. Njerëz të pafajshëm të paguajnë me jetën e tyre një konflikt gjithnjë e më të hidhur.

Shqetësimi është i madh dhe mesazhi i Papës për Paqe në vendet në luftë është pjesë e vazhdueshme e lutjeve tona.

Ne shpresojmë që ky udhëtim të jetë një mjet i bekimit dhe i paqes, kudo ku ka probleme të hapura, rruga e zgjidhjes të jetë ajo e dialogut , madje edhe në mesin e subjekteve politike, filozofike dhe në drejtim të fesë e të ndryshme.

Vendi ynë, Shqipëria, jep një shembull të tolerancës në aspektin e diversitetit, me bashkëjetesën paqësore të besimeve të ndryshme fetare. Disa muaj më parë në këtë sallë kemi zhvilluar një konferencë mbi lirinë fetare në Shqipëri.

Edhe sot, në ditën kushtuar vizitës së klerit, shumë nga mysafirët e pranishëm me origjinë shqiptare i përkasin si kishës katolike, ashtu edhe besimeve të tjera.

Dhe kjo është arsyeja pse, me këtë rast, komuniteti shqiptar në Itali do t'i propozojë Qeverisë së Shqipërisë që të vendosë në broshurat turistike diçiturën "në Shqipëri ka tolerancë fetare". Dhe ky është një mesazh i rëndësishëm, që një vend i vogël ia përcjell çdo mysafiri dhe të gjithë botës:

“Paqja dhe bashkëjetesa civile fillojnë nga toleranca dhe respekti për besimet fetare të të tjerëve”.
 
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)