TIRANE - Avokatja belge e deputetit Mark frroku Carine Couqelet ka mbërritur dje në Tiranë. Menjëherë pas mbërritjes së saj në Tiranë, Couqelet ka takuar dy avokatët e Frrokut Genc Gjokutaj dhe Sajmir Visha janë takuar bashkë e më pas kanë shkuar të takojnë deputetin Frroku në qelitë e paraburgimit Mine Peza.
Burime për A1Report kanë bërë me dije se avokatja belge ka sjell nga Belgjika një kopje të dosjes së plotë si dhe eksperiencën e saj për gjykimin e Frrokut në Shqipëri ashtu sikurse ka bërë ajo më parë në Belgjikë.
Dy avokatët mbrojtës të deputetit kanë propozuar transferimin e dosjes nga drejtësia belge në atë shqiptare pasi sipas tyre është e pamundur të ekstradohet Frroku në Belgjikë duke qenë se ne nuk kemi një marrëveshje ekstradimi me këtë vend. Kërkesa për transferimin e dosjes është dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë.
Deputeti Mark Frroku u arrestua për herë të dytë me datë 2 prill dhe me vendim të Gjykatës së Lartë ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” deri në një vendim tjetër.
Kjo masë, është dhënë pasi Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedimin penal, ku akuzon deputetin Frroku për veprën penale të “vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit shqiptar Aleksandër Kurti në mars të 1999 në Belgjikë.
Kjo vrasje, sipas hetimeve paraprake të prokurorisë, ka ndodhur për shkak se Kurti kishte krijuar njohje me një vajzë e cila përdorej për prostitucion nga Mark Frroku tashmë me statusin e deputetit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com