Carla Bruni kritikohet në Sanremo

Carla Bruni kritikohet në Sanremo
SANREMO - Edicioni i 63-të i Sanremos nisi më 12 shkurt dhe përfundoi mbrëmjen e 16 shkurtit. Nata e katërt u është kushtuar këngëtarëve “big”, paraqitur me nga dy këngë secili dhe vetëm njëra prej tyre është përzgjedhur nga juria për natën finale. Festivalin e çeli Marko Mengoni, i cili këndoi këngën “L’essenziale” dhe “Bellissimo”, dhe kaloi në finale me këngën e parë. Ndërsa i pari në listë klasifikohet një nga këngëtarët që është pëlqyer nga publiku i Sanremos, Rafael Gualaxi,  i vlerësuar për këngën “Sai (ci basta un sogno)”. Ndër këngëtarët më të vlerësuar me pikë ka qenë edhe Daniele Silvestri me këngën “A bocca chiusa”, me të cilën kaloi në finale. Këngëtarja Simona Molinari ka qenë njëra nga më të votuarat me pikë nga juria. Juria e Sanremos ka kualifikuar grupin muzikore “Marta sui Tubi” me këngën “Vorrei”.

E preferuar e publikut të Sanremos ishte dhe Maria Nazionale  me këngën “E’ colpa mia”, e cila kaloi në finale. Lufta mes votave të jurisë dhe publikut ka sjellë mes të kualifikuarve këngëtaren Kiara Galiazzo me këngën “Il futuro che sara”. Në natën e tretë është shpallur fitues Antonio Maxhio, duke përfaqësuar fituesin në kategorinë e të rinjve. Nata e fundit u është dedikuar 14 këngëtarëve "BIG", në pritje të një maratone pesë-orëshe të përzgjedhjes së fituesit nga juria dhe televotimi. Festivali ka ngjallur kuriozitet edhe për të ftuarit, si këngëtari i famshëm Andrea Bocelli, modelja Bianka Balti, balerini Lutz Forster dhe komiku Klaudio Bizio, të cilët kanë dhënë intervista në media. Gjatë zhvillimit të festivalit ende nuk janë shfaqur kritikat për organizimin, ndërsa kanë nisur polemikat së pari me ankesën e Anna Oxa-s që u shpreh se e kanë larguar nga konkurrimi për arsye politike, dhe ato që kanë shoqëruar të ftuarën e nderit në natën e dytë të Sanremos, Carla Bruni-n. Gruaja e Sarkozisë është kritikuar se ka kënduar në gjuhën franceze dhe për veshjen zyrtare. Publiku e ka konsideruar performancën e saj si mungesë respekti për eventin e 63-të të Sanremos.

KRITIKAT PËR CARLA BRUNI-N
Carla Bruni ka zhgënjyer publikun italian në Sanremo 2013. Gruaja e ish-presidentit të Republikes franceze Nicolas Sarkozy, e ftuara e nderit natën e dytë zhgënjen spektatorët italianë dhe për këtë nuk kanë munguar as debatet në Mediaset. Në rrjetin Twiter ajo është kritikuar nga shikuesit për performancën e saj zyrtare, që është konsideruar nënvleftësim ndaj traditës së Sanremos. “Festivali Sanremo është tempulli i muzikës, ndërsa ish-modelja, kantautorja dhe aktorja Bruni u shfaq shumë serioze”. “Ky është vetëm festivali i këngës italiane”, shkruan një tjetër, pasi performanca e Brunit me kitarë nuk shkoi mirë.

*Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com
Redaksia Online
(bm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ