“Nëse luajmë siç luajtëm sot, nuk do ta fitojmë derbin me Atletiko Madridin. Ne duhet të luajmë më mirë, me më shumë intensitet dhe më shumë personalitet në fushë, ç’ka na ka munguar ndeshjet e fundit. Nuk jam i kënaqur me ndeshjen e fundit.
Ne kemi nevojë të luajmë më ndryshe, vuajtëm shumë gjatë ndeshjes, veçanërisht gjatë minutave të fundit të saj. Ne nuk kishim kontroll të ndeshjes në pjesën e dytë. E vetmja gjë e rëndësishme është se ne fituam, por kjo nuk mjafton.
Ne duhet të përmirësohemi. Përsa i përket penalltisë nuk mund të flas me siguri, pasi nuk e pashë nga stoli, por Pepe më tha se ishte”, ka thënë Italiani.