Titulli i 10-të kampion për Realin e Madridit është shoqëruar me një super festë në sheshin kryesor të Madridit, por edhe në të gjithë botën ku ka tifozë të gjigantëve spanjollë. Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet pas ndeshjes.
Fillimisht trajneri italian që u solli spanjollëve trofeun e 10-të deklaroi se “që në momentin që firmosa me Realin më kërkuan trofeun e Champions League dhe unë ua solla. Ndihem i lumtur dhe krenar për këtë ekip, ndërsa fitoren ia dedikoj familjes sime për mbështetjen në çdo moment. Ndeshjen e fituam me vështirësi, por besoj se e kemi merituar. Shënuam në kohën shtesë, falë besimit që kishim” tha ai.
Ndërsa në fund ka shtuar edhe një koment për Presidentin Perez që arriti të fitojë sërish trofeun më të lakmuar në Evropë me Realin.
“Florentino është shumë i lumtur. Ditën e parë që shkova në sallën e trofeve, i thashë se mungonte një dhe ja ku e kemi tani. Për ta fituar këtë Kupë duhej sforco nga të gjithë. Klubi mori lojtarë të rëndësishëm, ndërsa unë ndjeva besim në punën time” përfundoi tekniku.
Simeone: Asnjë pikë loti për humbjen
Ndërsa trajneri i Atletikos, Simeone përtej tensionit me Varanen dhe arbitrin për minutat shtesë, pranon humbjen duke thënë se nuk duhet të lëshohet asnjë pikë loti, pasi ishte një edicion i jashtëzakonshëm. “Për këtë ndeshje nuk duhet të derdhet asnjë pikë loti, të gjithë dhanë gjithçka.
Tifozët duhet të jenë krenarë për këtë sezon të jashtëzakonshëm të Atletikos. Sezonin tjetër do të vazhdojmë të konkurrojmë me rivalitet, njëlloj si këtë vit. Sa për ndeshjen, Reali ishte më mirë se ne në pjesën e dytë. Na mbyllën në fushën tonë pa pasur mundësi për të dalë përpara dhe kjo na shkaktoi vështirësi të mëdha kundër një ekipi që kishte raste të pafundme”.
Ndërsa për incidentin me Varanen, argjentinasi e pranon që e tradhtuan nervat, por sqaron se “Më hodhi topin dhe kjo më bezdisi. Ai është shumë i vogël për një gjest të tillë, isha i nervozuar. Nuk ishte një reagim që më pëlqeu, ashtu si nuk më pëlqeu edhe reagimi im. Shpresoj që kjo eksperiencë t’i ketë shërbyer për diçka dhe të ketë mësuar sepse është një lojtar i madh” përfundoi tekniku.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com