Carlo Bollino: Basha e Berisha po vetëasgjësohen, por jo opozitarët

TIRANË- Në emisionin 'Kontrast' në Report Tv, duke komentuar situatën në PD, gazetari Carlo Bollino u shpreh se rruga ligjore është në favor të Bashës.  Bollino u shpreh se vendimi i marrë në Kuvendin e datës 18 dhjetor nga Basha, rrëzon vendimin e parë të marrë në 11 dhjetor nga Berisha.

Ai tha se Berisha është non grata dhe si i tillë, është automatikisht i përjashtuar për të marrë drejtimin e partisë.

“Rruga ligjore është në favor të Bashës. Kuvendi i dytë e ka anuluar të gjithë vendimmarrjen e kuvendit të pare. Berisha edhe mund ta ketë shkarkuar Bashën, por vendimi i fundit është 18 dhjetori që e rrëzon atë të 11 dhjetorit. Sipas Kuvendit të fundit "non grata" nuk mund ta marrë drejtimin, kështu që Berisha automatikisht është i përjashtuar. Sepse mund të ketë dy lider, por nuk ka dy Kuvende brenda PD-së, dhe i fundit prevalon mbi gjithë të tjerët. Kur shikojmë që deputetët nuk mund të futen fizikisht në zyrat e partisë së tyre, kjo është një përcarje e thellë pasi tregon që ata janë përjashtuar nga partia,”- u shpreh Bollino në ‘Kontrast’.

Lidhur me krizën në Partinë Demokratike dhe protestën e organizuar nga Berisha për ditën e nesërme, Bollino u shpreh se në fund të ditës të dyja palët do të shpallin fitoren dhe kriza do të vazhdojë. Sipas Bollinos, rruga për të marrë drejtimin e partisë nuk kalon nëpërmjet pushtimit të selisë së saj.

“Në protestën e parë të organzuar nga Berisha nuk ishin as 1 mijë vetë. Por oborri i selisë është i vogël dhe nesër Berisha edhe mund ta mbushë dhe në fund të protestës do të thotë se ishte madhështore. Unë nuk besoj se do të arrijnë në zyrën e Bashës. Gjithsesi, në fund ata do shpallin fitoren, Basha gjithashtu do të shpallë fitoren, dhe do të vazhdojë kriza. Pse as Berisha nuk tërhiqet, as Basha nuk dorëhiqet”- u shpreh Bollino në ‘Kontrast’.

Ai u shpreh gjithashtu se Basha dhe Berisha duke sulmuar njeri-tjetrin vetëshkatërrohen.

“Unë mendoj se Basha nuk mund të dale i pastër nga kjo betejë pasi historiku i tij është i lidhur me Berishën. Në çdo aferë ishin bashkë. Argita Berisha, Jamarbër Malltezi, kunati i Lulzim Bashës dhe gruaja e tij, ishin bashkë. Basha nuk ishte ‘ishull’, ishte bashkë me Berishën. Pra Basha duke shkatërruar Berishën, vetëshkatërrohet, por e njëjta gjë po bëhet edhe nga Berisha. Ata po shkatërrojnë bashkë Partinë Demokratike: për fat të mirë të vendit nuk mund ta asgjesojnë popullin opozitar, që është ai që mbetet”- u shpreh Carlo Bollino në ‘Kontrast’.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja