Carlo Bollino: Fakte të reja/ Kush i mban të prishura në QSUT aparatet që mund t’u shpëtojnë jetën falas shqiptarëve?!

Carlo Bollino: Fakte të reja/ Kush i mban të prishura në QSUT aparatet që mund t’u shpëtojnë jetën falas shqiptarëve?!

Pas editorialit të dy ditëve më parë, përmes të cilit denoncova turpin e një shëndetësie private që merr dhuratë nga Shteti një terapi jetëshpëtuese siç është trombectomia, duke detyruar pacientët me këtë diagnozë të gjejnë brenda 6 orëve 20.000 euro për të derdhur në Spitalin Amerikan, (i vetmi në gjendje ta aplikojë, ndryshe pacienti vdes), më erdhën shumë komente publike, por edhe private.

Bashkë me reagimet, mësova edhe disa lajme shtesë, edhe pse në formë anonime, pasi të gjithë kanë frikë të flasin për këtë temë. Heshtin mjekët e përfshirë, sepse e dinë që janë në faj. Heshtin politikanët e përfshirë, sepse e dinë që nuk kanë të drejtë. Heshtin mjekët e ndershëm, sepse nuk besojnë se diçka mund të ndryshojë. Heshtin deri edhe të afërmit e viktimave të cilët, si gjithë të tjerët, i druhen kushedi se ç’raprezalje, sikur humbja e një familjari për faj të një shëndetësie të sëmurë nuk është një dënim dhe një dhimbje e mjaftueshme. Ka nga ata që edhe falanderojnë spitalet private se pranuan shumën e kërkuar dhe mjekët e politikanët që i detyruan ta paguajnë atë shumë, sikur e gjitha të ishte normale. Sikur shëndeti publik duhet të funksionojë vetëm kështu, patjetër. Problemi është se pikërisht kjo heshtje dhe ky servilizëm, në fund të fundit, lejojnë që sistemi të mos ndryshojë.

Për fat të mirë, i mbrojtur nga anonimati, ndonjë flet. Dhe në këtë mënyrë zbulova se gjëndja është edhe më e rëndë nga sa shkruajta. Në të vërtetë QSUT i disponon prej vitesh ato aparate të domosdoshme për të kryer trombectominë, por nuk i përdor. Kjo, pasi disa janë prishur në pritje të mirëmbajtjes, ndërsa të tjerave u mungon një aksesor i domosdoshëm që quhet “kateter”. Kateteri është një lloj tubi që futet në damar, arrin në tru dhe liron trombin që ndryshe e çon në vdekje pacientin. Çështja është se askush nuk bën një tender as për të blerë katetera dhe as për të kryer mirëmbajtjen. Me aparatet e prishura ose pa katetera, mjekët e QSUT-së nuk janë në gjendje të kryejnë trombectominë, dhe pacientët, të cilëve iu diagnostikohet pikërisht në QSUT tromboza cerebrale akute, duhet të nisin numërimin e 6 orëve për të gjetur brenda atij afati kohor 20 mijë eurot për t’ja paguar Spitalit Amerikan, që për vete ka bërë edhe mirëmbajtjen e aparaturave, edhe blerjen e kateterave. Pranë këtij të fundit punon pjesa më e madhe e mjekëve të formuar në QSUT, por të lënë pa aparatura. Ja pra, skandali është i gjithi këtu.

I kujt është faji? I mjekëve të neurokirurgjisë të QSUT-së që duhet t’i kërkojnë drejtorisë së QSUT-së dhe ministrisë organizimin e tenderave? Dhe nëse nuk e kërkojnë, përse nuk e kërkojnë? Është faji i drejtorisë së QSUT-së që nuk kontrollon funksionimin dhe përdorimin e aparaturave të veta? Është faji i ministrisë që nuk informohet? Apo që bën sikur nuk sheh? Në fund të fundit, kush fiton nga kjo seri neglizhencash është spitali privat dhe kush paguan pasojat, janë qytetarët. Skandali për këtë që po ndodh është aq i rëndë sa ndoshta edhe SPAK do të ishte mirë të hidhte sytë.
Shëndetësia në Shqipëri është e kushtëzuar nga konflikti gjigand i interesave mes publikes dhe privatit, ku strukturat private favorizohen gjithmonë në dëm të strukturave publike. Rasti i trombectomisë, një terapi jetëshpëtuese deleguar në formë ekskluzive Spitalit Amerikan, u bë një çështje kombëtare pasi familjarët e aktorit të njohur Genc Fuga i prekur nga tromboza, bënë një apel publik për të gjetur në 6 orë 20.000 euro të domosdoshme për shtrimin në spitalin privat, pasi QSUT nuk mund të bënte asgjë.

Një skandal ndaj të cilit Shteti duhet të reagojë menjëherë dhe ta korrigjojë, ose duke futur trombectominë në terapitë e rimbursueshme (po pse në Europë kjo terapi kushton nga 10 mijë në 11 mijë euro, ndërsa në Shqipëri 20.000 euro?!) ose duke i dhënë QSUT-së pajisjet e nevojshme për të rifiluar ta bëjnë këtë shërbim falas për të gjithë pacientët.

Do të ishte mirë që të paktën Ministria e Shëndetësisë të mos vazhdojë të heshtë si gjithë të tjerët, duke e lënë gjendjen kështu siç është në pritje që personazhi tjetër i njohur të bëjë zhurmë përsëri. Pasi, ndërkohë dihet, hallet e përditëshme të njerëzve të thjeshtë nëpër spitale, nuk bëjnë asnjëherë zhurmë. ([email protected])

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gallata: 04/08/2023 05:51

    Jo me larg se dje nje njeriu im u bo operacjon nga zemra te spitali American. Dhe vajti vet se ka para nuk I mungon Por cudija ishte se Kur shkoj e vizituna I than dote vendosim nje unfazed në zemer. Por nuk do bohesh sot Por neser mbasdite. Ai I pyti ata dhe I tha nuk ndjehem mir un prandaj erdha ketu te privati. I than po doktori qe do vij Osht nje kirug qe punon në shtet diten dhe kute mbaroj atje 8 orashin dovij ketu. Pyte Pa pergjigje

    Përgjigju
  • Klodi: 03/08/2023 17:50

    Ne nje vend demokratik duhet te ishin nen hetim i gjithe zinxhiri i mjeksise.Por ne jetojme ne Albanistan ndaj e kemi me te lehte te emigrojme edhe per shkak te mjeksisese.Shpresoj qe ne vendin tim nje dite te kete drejtesi!

    Përgjigju
  • Scutari: 03/08/2023 16:30

    Bollino kryeministër!!

    Përgjigju
  • Lezha: 03/08/2023 13:17

    Pas dyerve te mjekeve ka medrep perfaqesues te kompanive farmaceutike qu u japin mjekeve zarfa me perqindje sipas shitjes te ilaceve . Te hetohen medrepet qe japin zarfa mjekeve

    Përgjigju
  • lexues: 03/08/2023 11:34

    po he mo nejri. nuk jane keta per tua bere mamin, mos e shiko nga pozita jote, as nga e Z Fuga, por mendo per njerezit e thjeshte, kancer jane.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 03/08/2023 10:47

    OK,C.BOLLINO: 1.Edi Rama lexoe C.Bolinon dhe E.Braçen e PS. 2.Vendose Ministre e Shëndetsisë në punë se po shton kg. 3.Unë i marr ILAÇET NË JANINË se tonat jan për KAFSHË..siç duket të Tom DASHIT..!Ndryshe do kisha cofur me ilaçet tona ku 60 % i blej me para.Se vetëm 3 rimbushje jan shumë pakë. 4.Duke mos rritur edhe pesionet,në 2025 do marrësh qafën e paratës. 5.Në 33 vite kam votuar PS..në 2021 Erion Braçen se po bën OPOZITË BRËNDA QEVERISË. 6.Me këse nuk ka opozitë,në 2925 populli mund të votoi edhe GOMARIN E SANÇO PANÇOS. 7.Lëri pushimet dhe mblidh MJEKËT DITË-NATË..BËU TËMËN..PSE I PRISHIN APARATURAT SHTETRORE..!?

    Përgjigju
  • Ri përsëritja: 03/08/2023 10:13

    Është po e njejta histori në Shqipëri. Prish publiken që të lulëzojë privatja. Sot e 33 vjet. I mbani mend fabrikat që mbanin me punë e me bukë njerëzit? Mirëmbajtja publike? Ushtrinë? Anijet? Trenin? Shkollat? Spitalet? Qendrat kulturore? Kinematë? Bibliotekat? Të gjitha asetet e tyre iu shitën privatit për dy kacidhe. Ose më keq akoma u lanë të shkatërrohen dhe asnjë qindarkë nuk përfundoi në 'Arkat e Shetit', dhe asnjëri nuk foli se i kishin sytë dhe veshët të zëna nga dy gishtat. Pse revoltoheni sot? Por jam i lumtur gjithsesi, sepse do të thotë që ndërgjegjia qyterare po zgjohet. Ndoshta sepse iu hap një rreze shprese me këto speudo reforma? Nuk e di, por shpresoj të zgjasë.

    Përgjigju
  • Edi25252: 03/08/2023 09:28

    Të bëhet Veting , ose të bëhet kontroll në pasuritë e kirurgëve . Kirurgët janë mjekët më të pasur . Shumë mjekë dhe infermierë të kërkojnë lekë haptazi pa pikë turpi . Në fillim kërkojnë lekë për anestezistin , pastaj për kirurgun e me radhë . Dua të theksoj nuk janë të gjithë mjekët rrjepacakë,ka edhe mjekë humanitarë , të mirë . Ka infermiere( jo të gjitha ) hajt sr ka lekë ky të na japi dhe neve . Sidomos për emigrantët që shumica janë rrogëtare që paguhen shumë pak , sapër të mbajtur frymën gjallë

    Përgjigju
  • Spitali shkoder: 03/08/2023 08:57

    Ske nevoje shifi tan mjekt tuj ardh ne pune me fuoristrada 4x4 laperat me lekt tuj zhvat te semuret I kan ble. Kane ka 4 shpia te hetohet imtesisht

    Përgjigju
  • Shkodra: 03/08/2023 08:44

    Ne spitalin e shkodres Po rregullohet fasada nderkohe qe oborri spitalit eshte copcop ska asfalt dhe ka pak vende per parkim. Cdo gja fasade thjesht per dukje

    Përgjigju
    • Tefa: 04/08/2023 09:40

      Si i tha Tur ortopedi rojes se spitalit ne oren 2 per pacientin e vobekt qe priste ke dera e spitalit qe ne 7 e gjys t'menjesit - Kur ste kaloi dot ty me 2mishe çpo ma sjell kot mu

  • Tini: 03/08/2023 08:32

    Jetoj ne France dhe s’e njoh shume gjendjen ne Spitale. Nje vizite ne 2019 me mjaftoi te kuptoj se sa te korruptuar jane personat qe paguhen te shpetojne jeten. Detajet, te gjithe i dini. Vetem për gjilperen, apo nderrimin e çarçafeve, i afermi i pacientit duhet të kishte 5,10,20 mijë lekë gati. Per kete rast, Ministrja duhet t’i lere pushimet dhe të vije te japi llogari. Ne çdo vend demokratik kjo ndodh, dhe nese vertetohen shkrimet e gazetarit serioz, ajo duhet të japi doreheqjen e te vendoset para drejtesise për te dhene llogari nese ka shkelje te ligjit.

    Përgjigju
  • dion: 03/08/2023 00:18

    Ministria e shendetesise duhet shkundur sepse po meret me bojatisjen e ambjenteve dhe brenda lulezon krimi. Ne cdo spital ne rrethe ka aparatura te prishura qellimisht po mar nje Shkodren a e dini sa kohe ka qe nuk punon rezonanca.... sorollaten pacientet dhe dergohen ne spitale private ku krimineli me i madh eshte SPITALI AMERIKAN ku krimi i organizuar ka blere mjeket me me emer te cilet pacientet qe ju vine ne pavjon i nisin ne ate spital ku punojne vete. Ky eshte krim shteteror me te cilin urgjentisht duhen te meren organet perkatese sepse njerzit po rripen dhe po i vdesin. Boll me bojra neper muret e spitaleve meruni me keta kriminel.

    Përgjigju
  • Valentin: 02/08/2023 23:34

    Karlo e ka marre seriozisht problemin e sektorit te shendetesise. Shpresojme te investigoje fort.

    Përgjigju
  • Niku: 02/08/2023 23:00

    Shume artikull domethenes. Pra te hetojne strukturat e shtetin dhe prokuroria pse nuk funksionojne keto aparatura. Te verifikohen mjeket qe punojne dhe ne shtet dhe ne privat se kjo ka Konflikt interesi dhe e shtyn ta coj pacientin te privati. Po pse kaq e veshtire eshte te mirembahen ca pajisje?? Ketu u hodhen me miliona per check up

    Përgjigju
  • Studentja: 02/08/2023 21:27

    Nese jeni ju vertet prof.Besnik Bare them se e njoh intregritetin tuaj pasi jam nje ish studentja juaj.Mirenjohje prof.Besniku!Do te deshiroja qe kete mesazh ta percillnit tek kryeministri

    Përgjigju
  • Besnik Baraj: 02/08/2023 20:46

    I nderuar Carlo, tema qe keni ngritur eshte sa e vertete aq dhe kritike. Duhet vene dore mbi kete plage. Une sjell pervojen nga familja ime, ku i ndjeri arriti ne spital brenda 30 min, madje teper koshient dhe jepte sqarime, fale funksionimit perfekt te sektorit te ambulancave te urgjences. Pas rreth 1 ore ne urgjence erdhi neurologia, qe na tha a jeni dakort si familjare ti behet pacientit tromboliz. Sigurisht pranuam. Ju be skaneri me urgjence, ku desha te falenderoj Dr Maksin! Por u desh te presim dhe 2.5 ore per te transferuar pacientin nga urgjenca te spitali neurologjik. Atje mjeku, pasi e pa pacientin, rekomandoi (gruan time, e bija pacientit) ta çonim te spitali amerikan, pasi sipas tij kish kaluar koha optimale per kryerjen e trombolizes dhe ende mund te arrihej koha per nderhyrje te spitali amerikan!!!!! Nje keshille kontradiktore me ate te neurologes dhe zvarfitje skandaloze! Pasi u futa edhe une ne spital dhe mbajtem nje qendrim protestues, mjeku tha se ka kaluar koha dhe nderhyrja nuk behet as te spitali amerikan. Ne fakt kishin kaluar vetem 4 ore nga momenti goditjes fillestare. Me pas konstatuam qe mjeku punonte dhe te spitali amerikan si neurokirurg. Pyetem cndodh aty, nepermjet nje mjeku te ri qe njihja, na tha se ka nje rrjet sekseresh qe i orienton te spitali amerikan. Nese ne te gjithe nuk mbeshtesim vendosjen e drejtesise aty ku vihen re akte te tilla, qe per mua jane kriminale, ne e meritojme ta pesojme. Po su zbulua, denoncua e keqja, ajo kurre nuk kurohet. Sistemi yne shendetësor duhet te ndryshoje radikalisht. Minimalisht ka konflikt interesi per nje doktor qe punon te publiku me 1000 euro dhe privati njehkohesisht, qe mund ti jape mjekut rekomandues nje % te konsiderueshme te pageses per nderhyrjen. Ai do jete i interesuar ti coje te privati pacientet, bile ne rastin me te mire se perdor paisjen dhe ne rastin e keq e prish po ai. Shkoni shihni sa paisje nuk punojne per nje difekt te vogel!!!!! Ky sistem absurd shendetesor krijon mundesira abuzimi ne kurriz te jetes dhe financave te njeriut. Me gjithe investimin qe ben shteti sherbimi nuk shkon te pacienti!

    Përgjigju
  • Ceno: 02/08/2023 20:01

    HAJDUTI dhe KRYE GRABITQARJA èshtè ulur kémbékryq dhe e Njef gjithè Shqipèria ,Zoti Bollino , dhe ajo Quhet NDRIKULL Ogerta Manastirliu , HAJDUTJA dhe GRABITQARJA 24 Karat , qé duhet té ARRESTOHET dhe té DÉNOHET me VARJE tek Sheshi SKÉNDÈRBEJ , se pèr SHKAKUN e saj kanè VDEKUR MIJÈRA FAKIRÈ - FUKARENJÈ SHQIPTARÈ !!!!

    Përgjigju
  • Juki: 02/08/2023 19:25

    Problemi fillon qe tek urgjenca "e re"...mikepritese eshte nje doktoreshe neurologe specializante Enkela Rama sekserja e shefit te urgjences e cila te drejton drejt spitalit amerikan 3 ku mund trombektomi dhe rezonancen (aparat qe e disponon edhe spitali i neurologjise ) por qe i mban shefi çelsat...dhe nga dergesa tek spitali amerikan perfitues te sherbimeve aty jane edhe keta palo doktora te shtetit...sepse edhe aty keta te presim por me nje ndryshim se aty duhet te paguash 19000euro qe te mund te fitosh sherbimin..nuk e ka fajin keta maskarenjte te cilet nje dite do te katandisen vete me probleme neurologjike dhe shpresoj qe te kalojne stresin dhe torturen e sherbimit mjeksor shteteror qe kam kaluar une me babain tim ...profesor i nderuar , me pagesa te larta sigurimesh dhe qe shteti jone kur ke nevoje shendetsore (qe e ka per detyre pasi eshte siguruar me cmimin me te larte si pasoj e rroges se madhe).... te le ne balte..

    Përgjigju
  • Olti: 02/08/2023 19:12

    Lëreni rehat zonjën ministre se do e boni ta zer lemza duke e mbajtur me gojë përditë, lëreni të shkretën se do i prishni pushimet e merituara me djersë e me...

    Përgjigju
  • Goni: 02/08/2023 19:00

    Flm gazetarit C.Bollino, kjo eshte nje ceshtje kaq kriminale sa nuk ka ku shkon me, njerez duhet te dalin para pergjegjesise ligjore. Kjo organizata kriminale e shendetesise duhet vene prapa hekurave!

    Përgjigju
  • Dhurata Uruci: 02/08/2023 18:49

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken e spitalit shkoder per Korrupsion shperdorim detyre mosdeklarimi pasurie, mjekja me dy fytyra palaqo me 3 makina dhe pasuri 900 milion lek cash ne shtepi , jep kempe duke manipuliar diagnozat me qellime perfitimesh financiare, prokuroria e shkodres ta hetoje imtesisht.

    Përgjigju
  • Gjergj: 02/08/2023 18:33

    A mund tè gjejè dikush njè emèr tè pèrshtatshèm pèr fenomenin aktual shqiptar, ku qeveria nè pèrgjithèsi dhe ministritè pèrkatèse pèr dikasteret nè veçanti, jo vetèm qè nuk janè krah qytetarève por edhe punojnè nè mènyrè aktive, me qèllim vetèpasurimi personal apo tè personave tè lidhur me ta, nè dèm tè qytetarève shqiptarè? Shqiptarèt, paguajnè pèr rrugèn e kombit sa frèngu pulèn, dhe mbasi gjithçka èshtè gati, ajo i jepet me PPP ,,,kujt? Egzakt atyre qè si nè rastin e spitalit amerikan,,,mbushin xhepat, jo sepse prodhojnè diçka qè askush tjetèr nuk e ka, por sepse kanè krijuar shtetin e tyre brènda atij qè duhet tè ishte shteti i shqiptarève. Shqiptarèt, kanè burime nafte mjaftueshèm,,,por paguajnè çmimet mè tè larta nè europè pèr karburant? Shqiptarèt, kanè rezerva ujore mjaftueshèm por qytetet shqiptare thahen dhe banorèt mbushin akoma bidona e kova pèr tè mbijetuar. E gjithè kjo hajdutèri, ky cinizèm ordinerèsh qè tè kujton vargjet e Migjenit me AH SIKUR TA KISHA NJÈ GRUSHT TÈ FORTÈ,,,èshtè bèrè e gjitha njè OBJEKT HETIMI PÈR SPAK. Pyetja qè lind, èshtè, KU T,IA NISÈ MÈ PARÈ KY SPAK? Ne shqiptarèt,,,me mungesèn totale tè angazhimit personal pèr tè artikulluar zèrin e protestès, po bèhemi bashkèounètorè nè krim, me njè klasè politike, qè vjedh dhe vret,,,mè shumè sesa mund ta kishte bèrè çdo pushtues i huaj.!!!

    Përgjigju
  • Elton Meta: 02/08/2023 17:49

    Jam mjek me vjen turp ku na kane katandisur ministra si Manastirliu e kompani me perpara saj nuk e meriton populli jone dhe vendi jone nje gje te tille mjek paradite ne Qsut dhe mbasdite ose nga dreka te Spitali Amerikan Jane afera qe bejne me Klodian Allajbeun ministrat drejtori i Qsut etj ,sepse marrin pjesen e vet secili me zarf cdo muaj eshte turp qe nuk ka fund oreksi i tyre me nje ligj te thjeshte ne shtet apo ne privat Spitali amerikan per nje muaj mbyllet dhe cdo spital tjeter privat jane mjeket e publikut qe dergojne paciente ne privat turp dhe per qeverine .

    Përgjigju
    • I madh: 03/08/2023 09:36

      Faleminderit! I lutem të gjithëve që kanë dijeni për poshtërsira të flasin. Sot keni më shumë mundësi të mbeheni anonim dhe ndoshta edhe të 'dëgjoheni'

    • Agron: 02/08/2023 21:01

      Te lumte

    • Landi: 02/08/2023 19:23

      Respeke

  • Arber: 02/08/2023 16:51

    Flm qe nuk e mbylle me nje artikull por e ndjeke. Problemi eshte se gjithe vendi ka nje spital gjasem universitar dhe nuk bejne nderhyrje te tilla. Po pse nuk investigohet edhe dializa ..privat por me leket e taksapaguesve paguhet. Pra edhe 1 sherbim i japin te gjithe fondet privatit. Beqja edhi me mision sic Saimir tahiri..shikojme si do shkojne punet

    Përgjigju
  • vlora1: 02/08/2023 16:50

    E kam ndjekur z. bolino dhe ne shkrimin e pare,ku me guxim qytetar ka vene gishtin ne plage.K/MINISTRI DHE MINISTRESHA E SHENDETESISE e lene ne heshtje kete problem se e dine qe cudia 3 dite zgjat dhe do dalin mbas disa diteve te na flasin per "sukseset e mjekesise"po kur ke qendra shendetesore moderne pa mjek dhespitale qe nuk ofrojne sherbim eshte katastrof.Aktori i mblodhi leket po pjesa dermuese e popullit nuk i mbledh dot.

    Përgjigju
  • Faik: 02/08/2023 16:41

    Pérgjigja : HJDUTJA dhe NDRIKULLA Ogerta MastirLiu bashké me KRYE HAJDUTÈT dhe KRYEKUSARÈT : Ilir Beqaj , Leonard Solis , Tritan PRESH Shehu , Nard Ndoka , Petrit Vasili , Vangjel Tavo , PLAKA ZEMÈZ ZEZÈ dhe HAJDUTE Mira RakaColli me 7 RROGA si KUÇEDÉRR , etj etj etj etj etj etj etj HAJDUTÉ , BANDITÉ , GRABITQARÈ , FUNDÉRRINA , KRIMINELÉ , GJAKPRSHUR dhe DOBIÇA qè kané PUNUAR tek Ministria e SHÉNDETÉSISÉ kèto 33 Vitet e Fundit KORRUPSION KORRUPSION KORRUPSION , HAJDUTÉRI , GRABITJE , PLAÇKITJE , ZHVATJE

    Përgjigju
  • Mjek ne pension: 02/08/2023 16:02

    Sepse drejtuesit jane te gjithe sharlatane ,te lidhur e mbetthyer me 100 fije te dukshme e te padukshme me interesa qe kane zene rrenje nga sistemi shendetsor i deshtuar .Te gjithe e kujtojme Sek e pergjithshme qe tenderonte e vidhte tenderat per qendra shendetsore .Sepse aty ndante parate e shqiptareve .Tek kateteret per mos thene i prishin vete ,ashtu i duan te ndajne me spitalet private parate apo cmimin e jetes .Kjo lukuni hajdutesh e dallaveraxhinjsh duhet zhdukur qe nga shefat tek drejtoret e deri tek ministria .Te blesh jeten eshte kriminale .

    Përgjigju
    • Boti: 02/08/2023 23:59

      Pse te harrojme Dr. Luan Dragusha, i cili bente stentimet koronare ne Shkoder dhe befas u kap ne "shkelje"? Kush ishte pas kesaj skeme qe pacientet te niseshin drejt privatit dhe jo shtetit? Harrojme shpejt. Kaq di te them.

  • serxho: 02/08/2023 15:54

    Aparaturat ne QSUT i mban te prishura krimi i organizuar me qellim qe pacientet qe kane lek shkojne te privati te tjeret qe nuk kane te vdesin se po ata mjek jane, me kete problem qe eshte i shtrire ne te gjith vendin duhet te merret policia kriminale dhe SHISH.

    Përgjigju
    • SPAK te hetoje: 03/08/2023 19:40

      SPAK te hetoje lidhjet e Manastirliut me drejtuesit e QSUT qe nepermjet familjareve te tyre kane marre tendera miliona euro nga ministrija: -Drejtoresha, Albana Fico superhajdute, motra e gruas se Cucit, dicker bashkejetusja e Rames -nendrejtoresha Arjana Strakosha, nena e Arber Teqes, superhajdut, burgaxhi per abuzime me tendera the receta fiktive, zar i Klod Allajbeut. Kjo grua eshte motra e Pranvera Strakoshes, qe ka qene e implikuar me skandalin e biresimeve dhe ja mbathi jashte qe ti shpetonte burgut. Pranvera eshte nena e Amant Josifit, superhajdutit te callcenter qe ka i vjedh miliona euro dhe qe tani fshihet edhe ai is nena e vet jashte shtetit. -Narvina Sinani superhajdutja e qendres se kontrollit te barnave qe Manastirliu e mbar pas vetes.

    • LORA: 02/08/2023 16:54

      EKZAKT,Serxho,,,, Jane vite te tera qe ky krim I organizuar, nen indiferencen e Ministrise se Shendetsise ,ia ka kaleruar jetes se hallexhinjve shqiptare. Dypunesimi I mjekve eshte njeri prej ingranazheve te ketij krimi.

  • Luk: 02/08/2023 15:23

    I nderuar dhe i respektuar ZOTI Bollino shum e trishtushme gje qe e din gjith shqiptaret por me e turpshme eshte fakti qe Ka guximin te ngrej zerin nje qytetar me kombesi Jo shqiptare (me shum respekt per prenjardhjen tuaj)sesa vet populli per problemet e vera kjo tregon se politica Ka kontroll Total mbi popullin saqe nuk Kan guxim ne 2023 te kerkojn nje te drek elementare te mos vdesin kot dhe para kohe kur mund te Ken aspettative jete akoma 30vjet si mund te kerkojn gjera me te vogla kur nuk jemi ne gjendje te garantojm mbijetesen ton.Do deshiroja qe gazetaret shqiptare te jepnin kontributin e tyre sa 50% ajo qe beni ju.

    Përgjigju
  • Miri: 02/08/2023 15:23

    JU FALENDEROJME Z.Bollino qe po i shkoni hap pas hapi ketij problemi.Nje ekspertize e tille duhet bere edhe ne arsimin shqiptar qe eshte me keq sesa shendetesia.Niveli i mesuesve eshte per te ardhur keq.Mungojne profesionistet .Edhe kur ata ngrene zerin znj.Kushi qendron indiferente.

    Përgjigju
  • TE MALLKUARIT: 02/08/2023 15:04

    Dhe jo vetem ne QSUT. E njejte gjendje dhe akoma me keq ndodh ne rrethe.Per aktorin u mblodhen leket por per nje njeri te thjesht shume veshtir mos them e pamundur.Jeta sot eshte bere e pamundur per shumicen e njerzve mjer ke ze halli.

    Përgjigju
    • MARSELI: 02/08/2023 17:50

      AKA PROBLEM ME TE MATH PER TU NGRITUR ME PROTESTA MASIVE SE SA SHRBIMI PUBLIK SPITALOR SE SA SHPIFJET PER VJEDHJE VOTE.jo kurre sepse eshte jeta e njeriut me par pasjtaj vota.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut