Carlo Bollino: Samiti i BE dhe shikueshmëria rekord e Report TV, një mesazh politik edhe për Berishën dhe Metën 

Carlo Bollino: Samiti i BE dhe shikueshmëria rekord e Report TV, një mesazh politik edhe për Berishën dhe Metën 

Dje Report TV ishte televizioni më i ndjekur në vend në nivel kombëtar falë maratonës televizive dedikuar Samitit të Bashkimit Europian. Një rezultat shikueshmërie e çertifikuar nga kompania e pavarur Telemetrix, e cila në hapsirën 10:00-16:00 rendiste në vend të parë Report TV me 12.4% të share, në vend të dytë TV Klan (10.3%), e ndjekur pastaj nga News24, Top Channel, Abc, Vizion Plus, RTSH dhe në fund Syri, televizioni i Berishës që kishte vetëm 2.7% shikueshmëri. Marzhi i gabimeve që prek edhe Telemetrixin gjithësesi nuk është në gjendje të modifikojë rezultatin tepër të qartë të këtij klasifikimi. Një sukses i arritur edhe nga portali Shqiptarja.com që kaloi mbi 1 milionë përdorues në pak orë.

E megjithatë, nuk po i shkruaj këto rreshta për krenarinë time, as për mirënjohjen që dua t’ua shpreh të gjithë kolegëve të mi, profesionalizmi dhe impenjimi i përditshëm i të cilëve bëri që të arrijmë këtë rezultat. Shkruaj pasi besoj se këto të dhëna ndjekshmërie kanë vlerën e një sondazhi të besueshëm politik, të aftë të fotografojë pëlqyeshmërinë e publikut. Dje opinion publik shqiptar ishte i interesuar për një event historik pa precedent siç ishte mbledhja në Tiranë e 27 liderëve të Bashkimit Europian, në një samit që ngriti lart emrin e vendit. Ndërkohë që nuk ishte i interesuar për të disatën protestë të Sali Berishës që kishte iluzionin se mund të tërhiqte vëmendjen e publikut nga ai event ndërkombëtar nga i cili me siguri përfitoi Edi Rama. As sulmi i dënueshëm ndaj Berishës (të cilit Report TV i dedikoi hapsirë të gjerë, por pa humbur përqendrimin edhe ndaj rëndësisë së samitit) ia doli për të errësuar mbledhjen europiane, të cilës televizionet që rezultuan me shikueshmëri të ulët zgjodhën për t’i dhënë më pak hapësirë.

Shikueshmëria televizive e përmbledhur sot nga Telemetrix, konfirmon atë që u duk që nga mëngjesi i djeshëm në protestën e Berishës. Një shesh i mbushur nga vetëm pak qindra militantë, pavarësisht thirrjeve për mobilizim të bëra prej dy javësh rrjesht nga Berisha dhe nga Ilir Meta bashkë. Nuk besojmë se forca e popullit opozitar mund të përmblidhet me shifrat e pakëta që u panë dje në protestën e PD-së, por jemi të bindur se ato numra kanë gjithësesi një vlerë. Numrat në shesh ashtu si dhe numrat e shikueshmërisë televizive tregojnë se elektorati gri, por deri edhe një pjesë e madhe e militantëve, nuk janë të gatshëm të vendosin në diskutim dinjitetin e vendit në marrëdhënie me komunitetin ndërkombëtar dhe nëse iu duhet të zgjedhin mes një qeverie që i vë në dukje këto vlera dhe një opozite që i poshtëron, ja që në këtë rast vendosen të gjithë nga ana e qeverisë. Gjeja e dytë që këto të dhëna tregojnë është se as Sali Berisha dhe as Ilir Meta nuk e kanë kuptuar këtë.

Për hir të së vërtetës nuk e kanë kuptuar as edhe pjesa më e madhe e gazetarëve, të cilët të kapur nga një histeri kolektive i dedikuan xhestit të dënueshëm të grushtit kundër Sali Berishës të njëjtën hapësirë që në një diktaturë do t’i dedikohej agresionit ndaj diktatorit. Ndodh në të gjitha demokracitë e botës që liderat politikë kontestohen e ndonjëherë edhe sulmohen nga ekstremistë apo të çmendur. Dje, ndërsa një i sëmurë godiste me grusht Sali Berishën, një tjetër i çmendur qëllonte me vezë Mbretin Charles të Anglisë. E megjithatë asnjë media angleze nuk ia dedikoi talk show-n kryesor këtij “atentati”.  Për të mos folur për sulmet e vazhdueshme nga sheshet ndaj Emanuel Macron, I cili nuk ja ka lejuar kurrë vetes të tregojë kundërshtarët e tij politikë si dërguesit e atyre sulmeve, siç Sali Barisha e bëri pa ndërprerje që dje. 

Janë diktatorët ata që ua ngjeshin armiqve të tyre politikë, problemet e veta. Në demokraci kjo nuk ndodh dhe Shqipëria tashmë është një demokraci e konsoliduar, siç e tregoi dhe mbërritja e 27 liderëve të Bashkimit Europian. Kush nuk e kupton është “i dënuar” të qëndrojë pa shikueshmëri, por edhe pa vota.  

Grafiku i Telemetrix që tregon se Report Tv ishte më i ndjekuri nga shqiptarët dje.

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kritiku: 07/12/2022 22:23

    Ju lumte.Jeni televizioni dhe media me e besueshme me korrekt edhe me me vlera. Suksese

    Përgjigju
  • alfred: 07/12/2022 21:55

    Urime e suksese të shumta në median tuaj .

    Përgjigju
  • Alniku: 07/12/2022 21:47

    Urime z. Bollino keni arritur besueshmërinë

    Përgjigju
  • Tami: 07/12/2022 21:18

    Keshtu do te ndodhte, i vetmi mjet ibesueshem komunikimi. Jane mijra shikues qe ju ndjekin.

    Përgjigju
  • Kistra: 07/12/2022 21:04

    Ju lumte! Ju ndjekim, lexojme e shikojme se jeni te vertete e patriot. Ju e doni kete vend, prandaj shumica e shqiptareve ju do!

    Përgjigju
  • Pavel. Itali: 07/12/2022 20:59

    Ju lumte.Keni besueshneri.Publiku Ju ndjek

    Përgjigju
  • Massimo: 07/12/2022 19:54

    Bravo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb