Sulmuesi i Manchester Cityt, Carlos Tevez ka arritur në Itali. Argjentinasi ka mbërritur në Torino, ku do të prezantohet si lojtar i ri i Juventusit.

Tevez pritet që të kalojë testet mjekësore, ndërsa transferimi i tij ka kushtuar 10 milion euro.

Juventusi ka hasur në konkurrencën mjaft të madhe edhe të Milanit për transferimin e sulmuesit nga ekipi i Cityt,

por në fund menaxherët e Juventusit kanë triumfuar duke sjellë në Torino argjentinasin e shumë kërkuar në merkato.

Tashmë pritet që Juventusi të realizojë edhe disa goditje të tjera në merkato.


d.b/shqiptarja.com